Παρασκευή 3 Δεκεμβρίου 2010

NJE FORME E RE JETESE "JASHTETOKSORE (nje lloj i trete jete)

Sipas  austrobiologeve te NASA, nje  forme jetese te vecante arriten te zbulojne gjate kerkimeve ne
liqenin e kripur Nono ne Kaliforni
Disa baktere,qe  u gjenden  ne  fundin e ketij "liqeni te vdekur"arriten te nbijetojne dhe te zhvillohen duke "adoptuar"ne d,n,a-ne e tyre arsenikun ne vend te fosforit qe eshte njeri nga perbersit baze te formes se  jetes qe njohim deri tani ne planetin tone, sebashku me oxigjenin,,azotin,squfutin,carbonon dhe hidrogjenin.Ky zbulim i bere nga astrobiologet e NASA (Felisia Gulf-Saimon) i permbys dijet dhe bindjet tona mbi formen dhe llojet e jetesKjo forme jetese e mikroorganizmave ne kushte te tilla  teper ärmiqsore"per  jeten qe ne njohim ,hap nje dritare te madhe ne rrugen e kerkimit te jetes ne univers dhe i detyron shkenctaret gjenetiste ti rishikojne fenomenet nga nje kendveshtrim i ri me i gjere dhe me ndricues. Zbulimi ne fjale lind edhe shume pyetje te tjera qe duhet tu jepet pergjigje .Sic eshte ajo se sa kohe u eshte dashur ketyre baktereve (GFAJ-1) te pershtaten"ne kushte te tilla ärmiqsore"per jeten e zakonshme dhe te mbijetojne duke bashkuar ne d.na-ne e tyre nje element  te demshem e vdekjeprures per gjellesat me d.n.a normale....E  cudicme eshte se u vrejt ne laborator ädoptimiï natyrshem i arsenikut ne d.n.a-ne e bakterit duke  e zevendesuar po natyrshem fosforinNdofta ky proces "pershtatjeje" duhet te kete zgjatur miliona vjete.Vec kesaj  ,a mund te supozojme sa ne te ardhmen dote kemi mundesine te zbulojme edhe tjeter forme ekziztence te jetes se mikroorganizmave?!Eshte kjo nje mundesi me teper per te zbuluar se ne univers ekzistojne forma te ndryshme jetese qe diferencohen nga ajo tokesore?!
Dhjetvjecari i ardhshem dote jete teper interesant per sa i perket  zbulineve ne jeten jashttoksore
dhe nuk eshte aspak e pamundur te mesojme se fundi se nuk jemi vetem ne  kete univers.Le te presim pak per ti mesuar  te gjitha keto...A thua nje lloj i trete jete ekziston parelel me ate qe njohim ne apo edhe lloje te tjera lloje te cuditshme,te mistershme pritet te na befasojne ne te ardhmen?!Le te presim.....

Δευτέρα 13 Σεπτεμβρίου 2010

MPLAKJA E QELIZAVE - GJENETIKE



Edhe perkrahesit me te forte te shkalles se brendshme te plakjes qelizore pranojne se eshte i vogel propabiliteti qe kafshet te plaken per shkak se nje ose me shume popullata qelizore humbin abilitetin e tyre proliferativ. Mbase ka me teper te ngjare qe ne qelizat qe plaken vdekja e organizmit vjen me teper nga pakesimi i aftesive funksionale dhe jo nga pakesimi i aftesive froliferative.
Ne kete menyre vemendja eshte vatruar ne disa procese rregullatore, duke postululuar nje katarakt te pakesimeve te lidhura me moshen qe porforcohen ne inde dhe ne organizem ne teresi. Keto faktore i cilesojme si te jashtem ne logjiken e asaj cfare permenda me lart meqe ata mund te mos jene universale ne teresine e qelizave dhe indeve dhe mund te perfshijne edhe forca te rrethines.
Keto sisteme te shqyrtuara posacerisht ne kete pikepamje perfshijne sistemet nervore endokrine dhe imune. (kuptohet si rrjedhoje e karakterisikave qe kam permendur me larte per keto pika).
Nje shkalle ka perqendruar vemendjen ne rolin e moloaminave te sistemit nervor central dhe pikerisht te dopamines, norepinefrines dhe serotonines (pra keta komponente te rendesishem ne moloamina)
Keta neurotransmetues jane studiuar posacerisht dhe pjeserisht per shkak te ndryshimeve te njohura ne disa semundje neurologjike te lidhura me moshen.
Semundja Parkinson p.sh. shoqerohet me mangesi te theksuar te monoaminave (p.sh. dopamina striatale) dhe mund te mjekohet pjeserisht kuptohet, me zevendesimin e L-dopamines.
Vec kesaj ne trurin normal te plakur ndodhin ndryshime te metabolizmit te katekolaminave dhe te moshuarit jane te ndjeshem ndaj zhvillimit te simptomave parkinsoniane pas mjekimit me fenotiazina, prandaj ndryshimet e lidhura me moshen gjate marrjes se dopamines dhe ne metabolizmin e katekolamines mund te ulin pragun per barnat qe jane antagoniste te katekolamines.
Ndryshime te tilla mund te shpjegojne shfaqjen e vone te semundjes Parkinson postencefalitike, ne te cilen plakja cmaskon nje insult te meparshem viral. Ndryshime te tjera te lidhura me moshen qe mund te lidhen me ndryshime ne monoaminat e sistemit nervor central perfshijne ndryshimet ne ritmet cirkadiane ne modelet e gjumit , ne shtytjet seksuale dhe ne termorregullimin. Nga ana tjeter, ndryshimet ne statusin kolinergjik te sistemit nervor qendror mund te shpjegojne disa ndryshime te sjelljes dhe te funksionit mendor; agjentet qe rrisin nivelet e acetilkolines ne tru jane sot shume te perhapura ne mjekimin e cmendurise.
Mbase te lidhur me keto ndryshime te neurotransmetuesve jane ndryshimet e medha te funksionit endokrin me kalimin e moshes. Keshtu , p.sh plakja normale shoqerohet me renie te tolerances ,nese mund te shprehemi keshtu, ndaj glukozes, mekanizmi i se ciles eshte ende jo shume i njohur, dhe shfaqja e diabetit te sheqerit simptomatik shtohet me moshe.
Mbizoterimi i komes hiperozmolare joketozike ne diabetiket e moshuar mund te shkaktohet nga demtimi i ozmoregullimit dhe perceptimi i etjes pervec sekretimit te pamjaftueshem te insulines.
Mangesite klinike dhe subklinike te tiroides jane gjithashtu me te zakonshme dhe shpesh pasqyrojne nje demtim perparues per te kompensuar sekretimin e pakesuar te hormonit te tiroides.
Kjo dukuri dhe ndoshta edhe shfaqja e shtuar e diabetit mund te jene , gjithashtu, dytesore lidhur me shtimin e semundjeve autoimune me kalimin e moshes. Nje crregullim i funksionit endokrin qe lidhet me moshen eshte mosfunksionimi i vezoreve te femres gjate menopauzes.
Nuk eshte mirepercaktuar nese stopimi i ovulimit shkaktohet nga ndonje kufizim i brendshem i vezoreve ose nese ndryshimet ne rregullimin neuroendokrin te vezoreve kane rendesi paresore ne mosfunksionimin e vezoreve ne ne menopauze me teper sesa mungesa e qelizave veze.
Cilado qofte etiologjia kaskada e ngjarjeve duke perfshire sekretimin e pakesuar te estrogjenit, kontrolli feedback (reagimi)negativ i pakesuar i hipotalamusit , adicionet kompensuese te sekretimit te hormonit nxites te folikules dhe te hoirmonit luteinizues, si dhe prishja e termorregullimit kane rrjedhime dytesore te thella si ne nivelin psikologjik dhe ne ate fiziologjik.
Ndryshimet endokrine te mashkulli qe po plaket , ndonese me pak dramatike, mund te kene nje rendesi te njejte dhe te perfshije si nje pakesim ne testosteronin mesatar te plazmes dhe nje pakesim ne estrogjenin mesatar te plazmes , keshtu qe paradoksi i femerimit (feminizimit) te shtuar ne burrat qe plaken shkon paralel me prodhimin e pakesuar te estrogjenit ne gra.

Plakja ne nivelin qelizor


Kerkimet klinike dhe epidemiologjike mbi plakjen kane mbetur prapa studimeve te plakjes ne nivelin qelizor si per shkak te nderlikimit me te madh te tyre ashtu edhe per shkak te veshtiresise se ndarjes se pasojave te plakjes me semundjet qe e shoqerojne ate. Prandaj vetem kur thjeshtohet ne njesine me te thjeshte te organizmit (ne qelize) plakja mund te studiohet pavaresisht nga semundjet qe lidhen me pleqerine.
Madje edhe ne kete nivel njohurite mbi plakjen mbeten relativisht fillestare dhe jane parashtruar disa teori per te. Kerkimet ne kete fushe kane mare shtytje te forte qe kur u zbulua se fibroblastet e lekures kane nje potensial te kufizuar per tu replikuar, rreth 50 dyfishime te popullates ne kushtet me te favorshme (dukuria Hayflick). Ky kufi eshte veti e brendshme e vete qelizave dhe jo e rrethines se tyre e eshte provuar ne menyre perseritese ne shume laboratore qe ne shek. XX.
Koncepti i nr. relativisht te pandryshuar te dyfishimeve vlen edhe per disa qeliza te tjera si p.sh. qelizat e muskujve te lemuar arteriale.
Numri i dyfishimeve potenciale ne nje qelize te marre in vitro eshte ne perpjesetim te zhdrejte me moshen e dhenesit te qelizave (kjo nuk eshte absolute por thjeshte ka karakterin qe te spjegoje se nese rritet mosha zvogelohet potenciali i dyfishimit te kesaj qelize).
Veç kesaj qeliza e nje dhenesi (person nga i cili marrim grupin e qelizave) diabetik te sheqerit (nje semundje qe ndikon ne pershpejtimin e plakjes) ose i vuajtur nga sindroma e Vernerit (nje cen i nje gjeni te vetem qe shkakton nje shpejtim akoma me dramatik te plakjes sesa diabeti i sheqerit) jep me pak dyfishim sesa edhe vete qelizat e kontrollit.
Rrjedhimisht, aparati gjenetik i qelizes eshte ekzaminuar per shkaqet e plakjes meqe ne kete mund te mare pjese rrjedhja e informacionit ne cdo pike te renditjes nga DNA tek RNA dhe DNA per sintezen e proteinave dhe degradimin e saj, apo jo.
Nje teori e tille qe eshte hipoteza e mutacionit te Szilard tregon se ne DNA grumbullohen mutacione somatike qe per pasoje çaktivizojne kromozomet dhe çojne ne vdekjen e pashmangshme te qelizes.
Teori shume te ngjashme me kete e lidhin plakjen me gabimet e formuara gjate formimit te RNA ose me gabimet qe perparojme me progresion gjeometrik gjate translatimit dhe qe rrjedhimisht shpien ne katastrofen e gabimeve duke dhene ne kete menyre nje pseudoproteine si produkt definitiv, produkt ky qe nuk i hyn ne pune njeriu (qelizes ne rastin konkret dhe per rjedhoje qeliza vdes). Por vini re se mutacione te tilla duket se e sigurojne shtimin e autoimunitetit ne mosha te thyera.
Megjithate pasojat e mutacionit nuk jane te perhershme. Realisht aftesia riparuese e DNA te fibroblasteve dhe sasia e renditjeve rezerve jane kusht per nje jetegjatesi te madhe tek disa gjallesa.
Gjithashtu grumbullimi i radikaleve (ata qe kane bere kimi e dine se radikale quajme atomet qe dalin si produkt i carjes se baraslarguar dhe me nr. te njejte elektronesh ne nje lidhje kovalente dhe qe kuptohet i kemi shume aktive) te lira me kalimin e moshes eshte lidhur me veprimtarine e dismutazes superokside, qe shpie ne nje qendrese te dobet ndaj demtimit brenda dhe jashte qelizor.

Keto teori te plakjes se "brendshme" jane vene ne diskutim jo vetem sepse jane bazuar ne metoda in vitro te cilat nuk na pelqejne shume ne krahasim me metodat in vivo, por edhe per shkak te ndryshimeve qe vihen re ndermjet tipave te ndryshem te qelizave. Keshtu p.sh. nderkohe qe fibroblastet demonstrojne qarte plakjen in vitro, qelizat me prejardhje gastrointestinale dhe hermatopojetike duken te afta te replikohen gjate tere jetes, kurse qeliza te tjera si qelizat e veshkave dhe melçise, replikohen si pergjigje ndaj nefrektomise ose hepatektomise se pjesshme ne cdo moshe.
Qeliza te tjera te tilla si ato te sistemit nervor central dhe te muskujve te strijuar nuk replikohen gjate jetes se rritur. Megjithate edhe qelizat e klasifikuara si vazhimisht mitotike nuk mbijetojne pafundesisht (sic relativisht qelizat e kancerit). Nderkohe qe ndryshesa ne perioden (harmonikat) e riprodhimit dhe ne potencialin replikativ ndermjet tipave te ndryshem te qelizave brenda nje lloji te dhene ose ndermjet tipave qelizor ndermjet llojeve eshte e konsiderueshme. Plakja ne nivel qelizor eshte dukuri gjithesore (Universale) e qelizave.

Por a lidhen me plakjen
in vivo keto dukuri in vitro?

GJENETIKE


Mjekesia Zheriantrike

Biologjia e Plakjes

Dukuria e plakjes gjithmone ka magjepsur njeriun, pjeserisht mbase per faktin se deri relativisht vone vetem nje pjese e vogel e njerezve arrinte te jetonte pleqerine. Koncepti i daljes ne pension, p.sh., nuk ka egzistuar deri ne pjesen e fundit te shekullit XIX. Disa faktore e kane sjelle plakjen dhe pasojat e saj ne qender te interesit shkencor dhe shoqeror ne çerekun e fundit te shek. XX e ne vazhdim. Mjekesia moderne eshte nje nga disiplinat e fundit qe merret me pleqte dhe qe njohu ndikimin e ketyre forcave te cilat kercenojne te shkaterrojne shendetin dhe sherbimet shoqerore ne qofte se nuk perpunohen mjete me te efektshme per te plotesuar nevojat e pleqve.
Keto forca mund te vleresohen me mire duke nxjerre ne dukje kontrastin e lakoreve te jetegjatesise se popullatave te ndryshme. Keto lakore percaktohen nga ritmet e lindjes, nga vdekshmeria ne foshnja dhe femije. Veç kesaj, permiresimi i kushteve te te ushqyerit, te strehimit, te arsimit, te higjenes personale dhe komunale jane karakteristika te zhvillimit sosial-ekonomik. Nga ana tjetre, ky zhvillim çon edhe ne njefare pakesimi te ritmit te lindjeve. Keto prirje shkaktojne shtesa ne moshen mesatare te popullates dhe jetegjatesise. Megjithate, zgjatja e jetegjatesise pas arritjes se pjekurise eshte me pak e theksuar siç mund te shihet nga moshat e ngjashme ne te cilat presin abshisen skajet e siperme te lakoreve te jetegjatesise se popullatave me zhvillim te ndryshem sosioekonomik, dhe asnje mbijetese e dokumentuar me siguri mbi 125 vjeç nuk njihet.
Prandaj prirja ne kohen tone eshte me teper e orientuar drejt rritjes se perpjesetimit te njerezve qe mbijetojne per t'iu afruar ketij kufiri sesa e per te arritur kufirin e siperm te jetes se njeriut. Ne rrethana optimale njeriu vdes mesatarisht ne mesin e 10-vjecarit te nente. Nje vdekje e tille eshte quajtur vdekje natyrore, rezultat i ligjshem i perberjes gjenetike te njeriut.

PSIKOLOGJI- STUDIME-ARTIKUJ-PERKTHIME- NEWS







 Kapitulli i pare
Në jetën e përditshme lexojmë dhe dëgjojmë termat, vëmendje, kujtesë, mendim, imagjinatë, vullnet, ndjenjë, karakter... etj Të gjitha këto në psikologji quhen fenomene psiqike. Me anë të fenomeneve psikike njeriu i njeh sendet qe e rrethojë, lidhet me to, i studjon dhe vepron për ta ndryshuar botën sipas qëllimeve dhe dëshirave të veta. Bota shpirtërore e njeriut është shumë e pasur dhe tepër interesante. Pikërisht këtë botë shpirtërore e quajmë psikikë. Shkalla më e lartë e zhvillimit të psikikës quhet vetëdije.
Shkenca që merret me studimin e psikikës dhe të formës më të lartë të saj vetëdijes, quhet psikologji.
Pra objekti i studimit të psikologjisë është mendja e njeriut dhe veprimtaria e saj. Fjala
sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte “psyhe = shpirt“ dhe “logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme. Kështu që kjo shkencë studjon edhe anën e jashtme të sjelljes së njeriut.

Cili është funksioni kryesor i psikikës ?

Funksioni kryesor i psikikës është pasqyrimi dhe reflektimi, pas sinjaleve apo impulseve që shkojnë drejt saj.
Pasqyrimi gjithashtu është një nga vetitë e materies. Pasqyrimin që bën materia inorganike (e pajetë) kur mbi të veprojnë faktorë të tjerë, quhet pasqyrim fizik. P.sh kur ne shihemi në pasqyrë, kur në liqen duket pasqyrimi i maleve, pemëve apo i objekteve të tjerë rreth tij, pasqyrimi i këmbës kur shkel mbi rërë, mbi baltë ose mbi borë, kur shkëmbijtë gërryhen nga forca e dallgëve... etj kemi të bëjmë me pasqyrim fizik. Pasqyrimi fizik është fenomen spontan, pasiv dhe i vdekur.
Ndërsa pasqyrimi që bëjnë organizmat e gjallë kur mbi to veprojnë ngacmues të ndryshëm quhet pasqyrim psikik. Tek njeriu, në sajë të sistemit të tij nervor shumë të zhvilluar ndryshe nga kafshët, pasqyrimi është i një cilësie shumë më të lartë, tepër i ndërlikuar dhe i thellë. Ai është proces aktiv i vazhdueshëm.
Njeriu me anë të vetëdijes pasqyron cilësitë e sendeve dhe fenomeneve që veprojnë drejtpërsëdrejti mbi të, si dhe atyre që kanë vepruar më parë. Njekohësisht me anë të të menduarit, to folurit dhe veprimeve të tij, njeriu ka eksploruar botën dhe ka arritur të depërtojë në thelbin e rregullsive të brendshme të objekteve dhe fenomeneve të ndryshme. Si rezultat i këtij lloj pasqyrimi kanë lindur shkencat e ndryshme bashkë me ligjet e tyre. Ky lloj pasqyrimi përbën fazën më të lartë të njohjes së realitetit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.
Për të vërtetuar se në ç'shkallë pasqyrimet tona i përgjigjen realitetit, na vjen në ndihmë praktika. Praktika përbën bazën e procesit të njohjes. Ajo është kriteri më i lartë i vërtetësisë së njohurive tona. Çdo mendim, çdo shpikje dhe racionalizëm që bën njeriu e verifikon në praktikë. Ajo e vërteton nëse është i drejtë apo jo një mendim, veprim apo shpikje e bërë.
Pasqyrimi psikik i jep mundësi njeriut të njohë sendet dhe fenomenet që e rrethojnë, të ndërtojë punën e vet në përshtatje me kushtet e ambientit dhe me aftësitë e tij krijuese t'i shndërrojë këto kushte sipas kërkesave të shoqërisë. Ndërsa kafshët në sajë të pasqyrimit u përshtaten kushteve, mbrohen nga rreziqet dhe ushqehen. Ato nuk janë në gjendje ta ndryshojnë botën që i rrethon.
Pasqyrimi psikik është një proces i thellë, i gjallë dhe veprues gjatë të cilit organizmi që pëson veprimin e ngacmuesve të tjerë, nuk qëndron indiferent, përkundrazi përgjigjet, shpenzon energji d.m.th bashkëvepron. Pasqyrimi psikik pëson ndryshime të vazhdueshme, bëhet më i plotë, më i thellë dhe vetë organet pasqyrimit përsosen gjithnjë e më shumë.
Shkalla e pasqyrimit psikik përcaktohet jo vetëm nga forcat që veprojnë, por edhe nga gjendja aktive e organizmit, nga përvoja, mosha etj.

Lindja dhe zhvillimi i psikikës.

Organizmat e gjallë që nga ato më elementaret e deri tek njeriu, veprimtarinë e tyre jetësore e realizojnë nëpërmjet veprimit të një organi të veçantë që paraqitet si qëndra e menaxhimit të ngacmimeve të jashtme, përpunimit dhe komandimit të veprimtarisë tek gjallesat. Tek kafshët e ulta si molusqet, krimbat, insektet etj, sistemi nervor është i thjeshtë dhe psikika shfaqet në formën e saj më elementare që quhet ndjeshmëri. Në bazë të zhvillimit të ndjeshmërisë gjallesat formojnë instiktet e ndryshme që i shërbejnë më pas për zhvillimin e veprimtarisë jetësore. Pra lindja e ndjeshmërisë ose e ndijimit përbën fazën e parë të zhvillimit të psikikës.
Zhvillimi i psikikës dhe i organeve të shqisave bëhet në varësi të drejtpërdrejtë të kushteve të ambientit të jashtëm dhe të mënyrës së jetesës d.m.th nga mënyra se si jetojnë kafshët, si e sigurojnë ushqimin, si mbrohen etj. Në një fazë më të avancuar zhvillimi të sistemit nervor të kafshëve shfaqet gradualisht aftësia për të pasqyruar disa cilësi të sendeve përnjëherësh d.m.th sendin. P.sh qeni me anë të psikikës së vet pasqyron jo vetëm një cilësi të njeriut që e ushqen por shumë cilësi të tij. Ai e njeh atë nga era, zëri, rrobat etj, pra lindin ato që quhen shprehi.
Instiktet lindin, trashëgohen, kurse shprehitë nuk lindin, ato fitohen gjatë veprimtarisë praktike pas shumë përsëritjesh.
Kjo fazë e pasqyrimit të sendeve në tërësi dhe e krijimit të shprehive quhet faza perceptive e zhvillimit të psikikës.
Kur kafshët me anë të veprimeve të thjeshta mendore përshtaten më mirë dhe më shpejt me kushtet e reja të ambjentit, kemi të bëjmë me fazën më të lartë të zhvillimit të tyre. Ato në këtë fazë janë në gjëndje të pasqyrojnë lidhjet elementare ndërmjet sendeve dhe fenomeneve të botës që i rrethon. Në këtë fazë kemi të bëjmë jo më me instikte apo shprehi, por me veprime të thjeshta mendore. P.sh nëse një majmun e mbyllim në një kafaz, i varim disa banane në një lartësi të tillë që nuk arrihen me dorë dhe i japim një shkop dhe një karrige për ti përdorur, ai do të arrijë t'i përdorë ato për të kapur bananet. Pra ai arrin të zhvillojë një veprim të thjeshtë mendor.
Në këtë mënyrë zhvillimi i psikikës së kafshëve kalon në tre faza: në atë të ndjeshmërisë, perceptiven dhe në atë të veprimeve të thjeshta mendore. Secila nga këto faza të pasqyrimit i përgjigjet edhe një formë e veçantë e sjellies së kafshëve. Konkretisht, në fazën e ndjeshmërisë kemi instiktet, në fazën perceptive kemi shprehitë dhe së fundi kemi veprime të komplikuara që drejtohen në arritjen e qëllimit.
Ndërmjet tri fazave të zhvillimit të psikikës së kafshëve nuk ka kufij të prerë. Përkundrazi, ato janë të lidhura dhe të gërshetuara ngushtë me njëra-tjetrën.
Në fazat e zhvillimit të psikikës njeriu ndryshe nga kafshët paraqet zhvillimin më të lartë psikikës që është vetëdija.
Vetëdije quhet ajo shkallë e zhvillimit të psikikës që paraqitet me veprimtarinë e të folurit dhe të vepruauarit me inteligjencë.
Njeriu me anë të vetëdijes e nënshtron dhe e shndërron natyrën sipas interesave të veta. Ai komunikon me anë të gjuhës, mendon dhe bën planifikime për të ardhmen, gjëra të cilat nuk mund të bëhen nga kafshët.
Vetëdija e njeriut ka karakter thellësisht shoqëror dhe u nënshtrohet ligjeve historiko-shoqërore. Ndërsa psikika e kafshëve u nënshtrohet ligjeve biologjike, të cilat veprojnë në botën e kafshëve.

Detyrat dhe metodat e psikologjisë.

Detyra kryesore e psikologjisë është studimi i fenomeneve psikike tek njeriu.
Psikologjia shpjegon se si bëhet pasqyrimi i botës materiale në koren e trurit të njeriut, si njeriu e njeh botën që e rrethon dhe çfarë i drejton veprimet dhe sjelljet e tij në shoqëri. Psikologjia studjon se si zhvillohet veprimtaria psikike dhe si formohen veçoritë psikologjike të personalitetit
Shkenca e psikologjisë tregon varësinë e fenomeneve psikike prej kushteve objektive të jetës dhe veprimtarisë së njeriut. Ajo shpjegon se si edukohet dhe zhvillohet njeriu nën ndikimin e kushteve të ndryshme të jetesës dhe të edukatës, të moralit shoqëror si dhe faktorëve të tjerë ndikues.
Psikologjia si shkencë me gjithë degët e saj përfshin studimin e të gjitha veprimtarive jetësore të njeriut si dhe gjallesave të tjera. Ajo i shërben njeriut në shumë aspekte të jetës së tij, e ndihmon të kuptojë më mirë veten e tij dhe të tjerët, të njohë anët pozitive dhe negative të karakterit, të zhvillojë aftësinë për të njohur njerzit që e rrethojnë, të njohë më shumë aftësitë e tij krijuese dhe ta bëjë atë më produktiv në veprimtarinë e tij.
Për njohjen dhe studimin e fenomeneve të ndryshme psikike përdoren disa metoda. Metodat kryesore janë: vëzhgimi (vrojtimi) dhe eksperimenti. Ka dhe metoda ndihmëse që janë biseda, anketimi, analiza e punëve krijuese, statistika etj. Këto metoda, të gërshetuara me njera-tjetrën ndihmojnë në studimin dhe verifikimin e fenomeneve të ndryshme psikike.
Kapitulli 2

BAZA FIZIOLOGJIKE TË PSIKIKËS


Njohuri elementare mbi ndërtimin dhe funksionimin e sistemit nervor.

Fenomenet psikike janë produkti i veprimtarisë së sistemit nervor. Sistemi nervor përbëhet nga sistemi nervor qëndror (palca e kurrizit dhe truri) dhe sistemi nervor periferik.
Sistemi nervor qëndror rregullon të gjithë veprimtarinë psikike dhe fiziologjike të organizmit të njeriut, bashkërendon funksionimin e të gjitha pjesëve dhe organeve të ndryshme të trupit si dhe lidhjen dhe përshtatjen e organizmit me botën e jashtme.
Palca e kurrizit drejton reflekset e pakushtëzuara dhe lëvizjet e pavetëdijshme të musklaturës etj.
Truri përbëhet nga: truri i vogël, truri i zgjatur, truri i mesëm, truri i ndërmjetëm dhe truri i madh. Të gjithë këto pjesë bashkëveprojne të lidhura me njëra-tjetrën, por secila kryen edhe funksione të veçanta.
Pjesën më të rëndësishme të trurit e përbëjnë hemisferat e mëdha. Pjesa e sipërme e hemisferave të mëdha formon koren (cipën) e trurit (1.5 mm trashësi), ndërsa qelizat më në thellësi formojnë qëndrat subkortikale ose nënkoren.
Korja e trurit përbën pjesën më të rëndësishme të trurit dhe drejton të gjithë veprimtarinë e sistemit nervor. Qëndrat nënkore pasqyrojnë gjëndjen e përgjithshme të organizmit dhe rregullojnë punën e organeve të brëndshme në mënyrë automatike(zemrës, mushkërive, stomakut, mëlçisë etj)
Sistemi nervor periferik përfshin të gjitha fijet nervore që shpërndahen në pjesët e ndryshme të trupit.
Sistemi nervor përbëhet nga një sasi shumë e madhe qelizash mikroskopike që quhen qeliza nervore ose neurone. E veçanta e tyre është se ato përbëjnë një rrjet të komplikuar lidhjesh me njera-tjetrën dhe shkëmbejnë informacion ndërmjet tyre me anë të impulseve nervore.
Këto nerva ndahen në nerva ndijues që i marrin ngacmimet nga organet e shqisave dhe i përcjellin në sistemin nervor qëndror, në nerva lëvizorë që bëjnë të kundërtën e të parëve dhe në nerva bashkues që e kalojnë nxitjen nga nervat ndijues në nervat lëvizorë.


Veprimtaria e lartë nervore ka në bazën e vet dy procese kryesore nervore: nxitjen dhe frenimin.
P.sh kur ndizet drita, rrezet e saj veprojnë mbi mbaresat nervore të të parit dhe e venë atë në gjëndje aktive d.m.th ne gjëndje pune. Kjo gjëndje aktive e qelizës nervore quhet nxitje. Nxitja nervore është rezultat i veprimit të ngacmuesit mbi organizmin tonë.
Procesi i kundërt i nxitjes është frenimi. Frenim quajmë gjëndjen e qelizës në pasivitet. P.sh. kur nuk nuhasim gjë themi se qelizat nervore të të nuhaturit janë të frenuara. Po kështu kur jemi në gjumë të thellë, qelizat nervore janë të frenuara.
Proceset e nxitjes dhe të frenimit kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe për shpjegimin shkencor të fenomeneve psikike.
Me anë të nxitjes dhe frenimit kryhen të gjitha funksionet e sistemit të lartë nervor; krijohen reflekset e kushtëzuara, ruhen qelizat nervore nga shkatërrimi që mund t'u shkaktojnë ngacmuesit shumë të fuqishëm.
Të dyja këto procese janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre dhe zëvendësojnë reciprokisht njëra-tjetrën. Pra nëse në një qëndër të kores së trurit lind një nxitje nervore në qëndrat e tjera aktive ndodh frenimi.


Reflekset

Refleks quajmë kundërveprimin e organizmit ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm. Reflekset janë të pakushtëzuara dhe të kushtëzuara.
A. Refleks i pakushtëzuar është aftësia e lindur e organizmit për të kundërvepruar (përgjigjur) ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm p.sh. tërheqja e dorës po të digjet ose po të shpohet nga diçka etj.
Reflekset e pakushtëzuara janë: reflekset mbrojtëse, reflekset e të ushqyerit, reflekset e shumimit etj.
B. Refleks i kushtëzuar është aftësia që fiton organizmi gjatë jetës, për të kundërvepruar (përgjigjur) ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm. P.sh. ndodh shpesh që vetëm pamja e limonit ose vetëm emri limon të na bëjë të sekretojmë pështymë. Kjo nuk ndodh para se ne ta dijmë dhe ta provojmë se ç'është limoni. Nëse ne nuk do e njihnim limonin dhe shijen e tij që më parë, kjo nuk do të jepte efekt. Por me tu njohur nje send, objekt apo fenomen në koren e trurit krijohet një lidhje e re nervore e cila aktivizohet sa herë që përsëritet fenomeni apo shfaqet sendi.
Pra kushti për tu aktivizuar një vatër në koren e trurit bëhet një send, objekt, fenomen ose fjalë.

Veprimtaria e lartë nervore ndryshe quhet edhe veprimtari sinjalizuese. Ajo varet nga ngacmuesit të cilët kanë rëndësi jetike për organizmin. Ato shërbejnë si ndërmjetës dhe lajmërojnë organizmin për diçka të rëndësishme (ushqimi, mbrojtja etj).
Këto sinjale, të cilat gjatë jetës krijojnë sisteme të tëra lidhjesh nervore, përbëjnë sistemin sinjalizues. Me anë të këtij sistemi organizmi ambjentohet me botën e jashtme.
Fillimisht organizmi shfaqet indiferent ndaj këtyre ngacmuesve, pastaj kushtëzohet dhe vepron sipas llojit të sinjalizimit.


Karakteri sistematik i veprimtarisë së lartë nervore (steriotipi dinamik).

Zakonisht në sistemin nervor të kafshëve dhe të njerëzve vepron një numër i madh ngacmuesish. Kuptohet që secili prej tyre shkakton një nxitje në koren e trurit.
Kjo vatër nuk mund të rrijë e izoluar nga vatrat e tjera, por futet në lidhje me to, (sipas ligjeve të rrjedhjes së proceseve nervore). Kështu, në koren e trurit krijohen lidhje, jo vetëm ndërmjet dy vatrash, por edhe ndërmjet një numri të madh vatrash të.ndryshme. Për këtë duhen plotësuar të paktën dy kushte: a) ngacmuesit, pra sinjalet që përsëriten shumë herë në të njejtën renditje. b) të ruhen të pandryshuara kushtet në të cilat organizmi jeton.
Në sajë të përsëritjeve të shumta dhe të njëllojta në koren e trurit, lidhjet e përkohshme nguliten mirë, përforcohen.
Ky përforcim i proceseve nervore sipas një sistemi të caktuar që arrihet me anë të përsëritjeve quhet steriotip.
Steriotipi dinamik është atëherë kur organizmi ambientohet ndaj ngacmimeve të jashtme që përsëriten vazhdimisht njëlloj.
Me fjalën steriotip kuptojmë karakterin shabllon (të njëllojtë) të lidhjeve nervore, ndërsa me fjalën dinamik mundësinë e ndryshimit dhe të shndërrimit të tyre. Steriotipi dinamik ndryshon me ndryshimin e ngacmuesve që veprojnë mbi organizëm.
Krijimi i një sistemi të tillë nxitjesh nervore të cilat lidhen me njëra-tjetrën, bën të mundur që sistemi i reflekseve (kundërveprimeve) të organizmit të kryhet me lehtësi, shpejtësi, me shpenzim të vogël energjish nervore dhe të ngjallë ndjenjën e kënaqësisë.
Kështu ndodh p.sh. me njeriun i cili punon ose jeton sipas një regjimi të caktuar, këto ai i kryen pa pritur urdhra dhe me një ndjenjë kënaqësie.
Prishja e steriotipit (kësaj vazhdimësie) që shkaktohet nga ndryshimi i kushteve të jetesës, paraqitet e vështirë dhe shoqërohet me një gjëndje pakënaqësie.
Kështu ndodh kur ndryshohet puna, banesa ose njerëzit që kemi pranë. Në këto raste hasen vështirësi, gjersa organizmi të përshtatet me kushtet e reja d.m.th. gjersa organizmi të krijojë steriotipin dinamik.

Kapitulli 3

NDIJIMET


Njohuri të përgjithshme mbi ndijimet.
Objektet dhe fenomenet që na rrethojnë dhe që veprojnë mbi organizmin tonë kanë cilësi dhe karakteristika nga më të ndryshmet. Këto cilësi e karakteristika të marra secila veç e veç pasqyrohen drejtpërsëdrejti në vetëdijen tonë me anë të procesit psikik të ndijimit.
Ndijim quajmë pasqyrimin në vetëdijen tonë të
një cilësie apo karakteristike të veçantë të objektit apo fenomenit që vepron në organet e shqisave (sy, veshë, hundë, lëkurë etj.).
Me anë të ndijimeve ne njohim dhe dallojmë cilësitë e veçanta të sendeve që na rrethojnë: njohim ngjyrat, të qënit e ashpër ose e butë të një sendi, të qënit e freskët ose bajat; dallojmë erën e mirë ose të keqe, tingullin, temperaturën që ka sendi, shijen etj. Kështu ndijimet janë pasqyrimi i cilësive dhe karakteristikave të sendeve, objekteve dhe fenomeneve që ekzistojnë e që zhvillohen objektivisht, pavarësisht nga ndërgjegjia jonë.
Po me anë të ndijimeve ne njohim e dallojmë edhe gjëndjen e brëndshme të organizmit: funksionimin normal ose jo të organeve të ndryshme të trupit, lëvizjet e pjesëve të ndryshme të tij ose gjendjen
statike të tyre, njohim dhe dallojmë dhembjen, etjen, lodhjen, urinë etj.
Ndijim kemi atëherë kur sendet, objektet dhe fenomenet duke u ndodhur rreth nesh veprojnë mbi ne, mbi organet e shqisave tona, duke shfaqur cilësitë dhe karakteristikat e veçanta.
Për ta kuptuar më mirëduhet të kemi të qartë disa terma. Kështu, me termin ngacmues, do të kuptojmë sendet, objektet dhe fenomenet me cilësitë dhe karakteristikat e veçanta që ata kanë.Veprimin e ngacmuesve mbi organet e shqisave e quajmë ngacmim. Procesi që lind si rezultat i ngacmimit të indit nervor quhet nxitje. Kur nxitja me anë të nervave lëvizorë shkon në koren e trurit të madh, atëherë lind ndijimi.
Pra, nga përcaktimet e mëposhtme del se: ngacmimi është proces fizik, nxitja është proces fiziologjik, ndërsa ndijimi është proces psikik.
Aparati anatomo-fiziologjik që shërben për të marrë ngacmuesit e jashtëm ose të brendshëm quhet analizator. Çdo analizator përbëhet prej tri pjesësh: receptorit i cili merr ngacmimet, (receptor është ajo pjesë e organit të shqisave, ku mbarojnë fundet e nervave përkatës), nervave përçues dhe qëndrave përkatëse në koren e trurit të madh.
Për të lindur ndijimi është e domosdoshme prania në të njejtën kohë e ngacmuesve dhe e analizatorëve. Nëse nuk funksionon cilado pjesë përbërëse e analizatorit, nuk lind ndijimi. P.sh për të patur ndijimin e të parit duhet të kemi; burimin e dritës (ngacmuesin), syrin (receptori), nervi përçues (dërgues sinjali), qëndrën e shikimit në koren e trurit (vendi ku lind ndijimi). Nëse njëra nga hallkat e këtij zinxhiri nuk funksionon, lindja e ndijimit bëhet e pamundur. Po kështu ndodh edhe me shqisat e tjera me karaktere ndijuese të ndryshme.
Kështu si baza fiziologjike të ndijimeve shërbejnë proceset e nxitjeve nervore, të cilat lindin si rezultat i veprimit të një ngacmuesi në organet e shqisave tona.
Pra ndijimi është forma filestare e njohjes së botës materiale. Me anë të tij fillojmë të njohim dhe të dallojmë cilësitë dhe karakteristikat e veçanta të sendeve dhe fenomeneve të botës reale që na rrethon.

Llojet e ndijimeve.

Objektet dhe fenomenet e natyrës duke vepruar mbi organizmin e njeriut i shkaktojnë atij ngacmime të ndryshme. Duke qënë se objektet dhe fenomenet janë të shumta dhe cilësitë dhe karakteristikat e tyre të panumërta, atëherë edhe ndijimet janë të ndryshme.
Ndijimet sipas receptorëve i ndajmë në: të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të shijuarit, ndijime të lëkurës, ndijime muskularo-lëvizor dhe ndijimet organike. Receptorët ndodhen në sipërfaqe të organizmit tonë si dhe në pjesën e brendshme të tij. Edhe ngacmimet që veprojnë mbi receptorët vijnë nga jashtë dhe nga brënda organizmit.
Për lehtësi studimi receptorët i ndajmë në tri grupe:
1) Receptorët e jashtëm të cilët janë të vendosur në sipërfaqe të organizmit. Këto janë organet e të parit (syri), të dëgjuarit (veshi), të nuhaturit (hunda), të shijuarit (goja) dhe të prekurit (lëkura). Me ndihmën e këtyre organeve pasqyrohen cilësitë dhe karakteristikat e objekteve dhe fenomeneve që ndodhen jashtë organizmit.
2) Receptorët e brendshëm të cilët janë vendosur në organet e brendshme të trupit në zemër, somak, zorrë etj. Me ndihmën e këtyre receptorëve përfitohen ndijeme organike në aparatin e tretjes, në të marrurin frymë, në qarkullimin e gjakut etj.
3) Receptorët lëvizor të vendosur në kyçe, muskuj, ligamente ose tendina të cilët japin ndijimet muskularo-lëvizor si dhe ndijime të ekuilibrit statik. Me ndihmën e tyre merren ndijime të ndryshme të lëvizjeve ose gjëndjes statike të organizmit dhe të pjesëve të veçanta të tij.

1. Ndijimet e jashtme

1) Ndijimiet pamore. Me anë të këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë dritat, ngjyrat, format dhe përmasat e sendeve, objekteve dhe fenomeneve të botës materiale. Drita shpërndahet në ambjent me anë të grimcave dhe valëve elektromagnetike. Valët elektromagnetike janë ngacmuesit e organit të të parit d.m.th. syrit. Nga veprimi i këtyre valëve në fundet e nervit pamor që ndodhet në sy, lind nxitja nervore, kjo kalon në qëndrën e të parit që ndodhet në pjesën e prapme të gjysmëhemisferave të trurit të madh. Këtu lind ndijimi i dritës, ngjyrës, formës dhe përmasave.
2) Ndijimet dëgjimore. Me anë të këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë tingujt që prodhojnë sendet ose fenomenet e botës materiale. Ngacmuesit që prodhojnë ndijimet dëgjimore janë valët e ajrit, që shkaktohen nga lëvizjet lëkundëse të trupave të ndryshë. Kështu kur një objekt bie për tokë ai shkakton një tingull, i cili transmetohet me anën e valëve të ajrit për në veshin tonë. Duke ngacmuar nervin dëgjimor lind nxitja, që pastaj kalon në qëndrën përkatëse të trurit dhe këtu lind ndijimi.
3) Ndijimet e të nuhaturit. Me anën e këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë aromat e ndryshme të sendeve materiale. Si ngacmues për lindjen e ndijimeve të nuhatjes shërbejnë gimcat që përhapen në ajër nga sendet ose objektet që kanë erë. Kjo erë duke vepruar mbi fundet e nervit të nuhatjes, i cili ndodhet në hundë, shkakton nxitjen nervore dhe kjo nxitje nervore kalon në qëndrën përkatëse në tru ku dhe lind ndijimi i nuhatjes.
4) Ndijimet e të shijuarit. Me anë të këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë shijen e sendeve, veçanërisht pijeve dhe ushqimeve. Si ngacmues të këtyre ndijimeve shërbejnë ato sende që treten në pështymën tonë ose në përgjithësi në ujë. Organi i të shijuarit është gjuha dhe qellëza e gojës. Në sipërfaqen e tyre janë të shpërndara disa qeliza nervore që përbëjnë receptorin e të shijuarit. Në këto qeliza gjenden fundet e nervave të shijes tek të cilat pas veprimit të ngacmuesve, lind nxitja nervore. Kjo nxitje me anë të nervave kalon në qëndrën përkatëse në tru nga ku lind ndijimi.
5) Ndijimet e lëkurës. Me anën e këtyre ndijimeve ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë ato cilësi të sendeve dhe objekteve që lindin si rezultat i prekjes së tyre. Kështu, ne pasqyrojmë në vetëdijen tonë temperaturën, presionin, peshën, të qënit e ashpër ose e lëmuar të sendit etj. Organi i këtyre ndijimeve është lëkura e tërë trupit si dhe qellëza e gojës dhe e hundës. Si rezultat i këtij veprimi lind nxitja. Prej këtej nxitja kalon në qendrën përkatëse në tru nga ku lind procesi psikik i ndijimit të lëkurës.

2. Ndijimet e brendshme (organike)

Në kategorinë e këtyre ndijimeve hyjnë ndijimet e urisë, të etjes, ngopjes, lodhjes, gjëndjes së shëndetshme ose të sëmurë të organeve të brendshme etj. Receptorët e këtyre ndijimeve ndodhen në sipërfaqen e brendshme të stomakut, zorrëve, mushkërive, enëve të gjakut etj Ngacmimet e brendëshme nxisin fundet e nervave dhe kjo nxitje kalon në qëndrën përkatëse të trurit. Këtu lindin edhe këto lloj ndijimesh.

1) Ndijimet lëvizore dhe ekuilibrit. Në këto ndijime hyjnë ndijimet muskuloro-lëvizore dhe statike ose të ekuilibrit. Receptorët e këtyre ndijimeve ndodhen në kyçet, muskujt, ligamentet dhe tendinat e trupit tonë.
2) Ndijimet muskularo-lëvizor janë lëvizjet që bëjnë duart, këmbët, koka si dhe çdo pjesë tjetër e trupit. Kur bëjmë këto lëvizje ngacmohen fundet e nervave që ndodhen nëpër muskuj, dhe si rezultat e kësaj lind nxitja nervore që kalon pastaj në qëndrën përkatëse në tru, ku lind ndijimi.
3) Ndijimet statike na japin mundësinë e pasqyrimit në vetëdijen tonë të sendit (objektit) në gjëndje statike (të palëvisshme) në gjëndje ekuilibri.
Receptorët e ndijimeve statike ndodhen në kanalet me formë gjysëm harku në brendësi të veshëve tanë. Në endolimfë përfundojnë degëzimet periferike të nervave ndijimor që rregullojnë pozicionet dhe ekuilibrin e trupit tonë. Nxitjet e këtyre nervave shkaktohet nga