Τρίτη 31 Αυγούστου 2010


A.D.N- Kodi gjenetik


ADN - ja është një strukturë molekulare ku ndodhet kodi i gjithë jetës, në fakt në të ndodhen të gjitha informacionet gjenetike të trashëgimisë. Kur qeliza "mëmë" shumohet, kopja e përpiktë e ADN transmetohet në qelizen "bijë" (tek njëqelizorët ose shumimi me klonim). ADN është shumë e gjatë dhe e përbërë nga disa pjesë, ose gjene, që kanë brenda tyre të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e një organizmi të gjallë gjatë gjithë jetës së tij. Megjithëse ADN e të gjitha qënieve të gjalla ka në përbërjen e vet katër njësi kimike themelore, ka një ndryshueshmëri të madhe në gjatësi dhe në formë në organizma të ndryshëm. Vetëm në organizmat shumë rudimental, siç janë p.sh bakteret, vazhdueshmëria e ADN është deshifruar e tëra, megjithëse mënyra e funksionimit të tij është, mjerisht, larg nga të kuptuarit e tij të plotë. P.sh ne vitin 2000 është publikuar për herë të parë harta e gjenomes njerëzore (bashkësia e të gjithë gjeneve quhet gjenome), megjithëse ne dimë akoma shumë pak: njohim funksionimin e 6000 gjeneve, ndërkohe që na mungon njohja për 70.000 të tjerë. Për të shpjeguar mirë ADN do të duhej të thirrja në skenë njohuritë e fizikës kuantike, biologjisë molekulare, por nuk është qëllimi i këtij punimi që të bëj një gjë të tillë e për këtë do ti kaloj gjërat pak perciptas për të arritur sa më parë në qëllimin e këtij punimi: OGM dhe etika.



Si funksionon ADN?


Katër njësitë bazë që përmendëm më lart quhen baza ose nukleotide. Këto katër baza janë Adenina, Citozina, Guanina dhe Timina. Këto baza mund të kombinohen midis tyre në mënyra të ndryshme në gjatësi të ADN ndërsa lidhja ndërmjet bazave është rigorozisht A - C dhe G - T kështuqë formohet e ashtuquajtura helika e dyfishtë. Kjo është arsyeja që ADN ka formën e një helike pasi në njerin rrjesht janë bazat e renditura njëra pas tjetrës dhe në tjetrin po ato baza por sipas rregullit që sapo thamë. Ateherë kur grupohen në njësi treshe bazat kodifikojnë një aminoacid të veçantë. Vazhdimësia e kodifikuar e një gjeni është e gjatë afërsisht 1000 baza. Leximi dhe përkthimi i ADN përfshin jo vetëm gjenet e veçantë për çdo funksion por edhe fragmente të caktuar që shërbejnë si "pikë vrojtimi" që kanë si qëllim aktivizimin apo ndërprerjen e aktivitetit të një gjeni te caktuar. Disa gjene janë të njohur në bazë te funksionit te tyre, si nxitës, veprues dhe të tjerë si gjene ndërprerës dhe shtytës.

Gjenet.

Një gjen është një segment i ADN - së në të cilin janë të pranishëm udhëzimet e veçanta që shërbejnë për prodhimin e një proteine. Po të përdornim një metaforë do të thonim që tërësia e gjeneve përbën "projektin" në letër të një ndërtese ndërsa ndërtesa vetë është organizmi. Gjenet kanë brenda tyre informacionin për të sintetizuar dhjetëra e mijëra proteina që përbëjnë strukturën ndërtuese dhe funksionet biokimike të të gjitha qenieve të gjalla që nga bakteriet e thjeshtë deri tek njeriu. Zbulimet më të fundit na tregojnë se gjenet janë të rradhitur në ADN në grupe ose «familje» dhe që funksionimi i një gjeni ndikohet edhe nga gjenet e tjerë të grupit, madje tërësia e gjeneve të një grupi mund te ndikojë në funksionimin e një gjeni që i përket një grupi tjetër (teoria e gjenomës fluide)[4]. Në këtë pikë ngrihet një nga dyshimet për OGM - të pasi nuk mund të dihet me saktësi absolute efekti që mund të ketë gjeni që ne fusim në një organizëm të ri. Kjo edhe për faktin që është praktikisht e pamundur që ne të fusim një gjen të vetëm në një oprganizëm por ne fusim nje "copë" ADN - je ku kemi edhe gjene që "nuk i duam" por që jemi të detyryar ti fusim pasi një gjen i vetëm është tepër tepër i vogël për një transferim të personalizuar.



Gjenetika.

Gjenetika ështe studimi i gjeneve dhe ka dy baza themelore: nga njëra anë studjon informacionin që gjendet në secilin gjen, që do të thotë që kërkon të kuptojë veçoritë e proteinës që vjen nga aktiviteti i këtij gjeni; nga ana tjetër mban parasysh faktin që veprimi i secilit gjen është e kontrolluar dhe e rregulluar sipas një mënyre tepër precise. D.m.th që çdo gjen ka në strukturën e tij ka nje "sinjalizues" ose "ndërprerës" që rregullon veprimin e tij për të bërë që organizmi të ketë proteinën e saktë në momentin e duhur, në sasinë e duhur dhe në vendin e duhur.

Ku mbaron kryqezimi e ku fillon inxhenjeria gjenetike?

Natyra ka mekanizma të veçantë nëpërmjet të cilëve lejon që fekondimi të bëhet vetëm ndërmjet individëve të së njëjtës specie ose ndërmjet individëve të specieve tepër të afërta. Nëpërmjet kryqëzimit, informacioni gjenetik që vjen nga të dy prindërit transmetohet tek pasardhësit pasi ka ndodhur rikombinimi i ADN mëmë dhe babë (crossing - over). Gjatë këtij procesi të njëjtat seksione të ADN mund të ndërrohen ndërmjet kromozomeve por në to gjenet mbeten përherë në të njëjtën renditje dhe në po atë pozicion që kanë prej mijëra vitesh. Në këtë mënyrë, nese nuk ndodhin mutacione gjenetike apo aksidente, një gjen do të jetë perherë i rrethuar nga i njëjti sektor i ADN -së.

Por egziston një strategji që bën që organizmi të mashtrohet dhe të aktivizohen gjene kundër vullnetit të tij. P.sh bima e lulediellit që ka petalet (lulet më saktë) të verdha e gjethet e gjelbra, mund të bëhet me gjethe të verdha nëse do të aktivizonim edhe per gjethet gjenin përgjegjës për ngjyrën e verdhë të luleve. Pikërisht këtu fillon inxhenjeria gjenetike që paraqet pa dyshim një progres shkencor të përmasave marramëndëse. Disa shkencëtarë e kanë krahasuar inxhnjerinë gjenetike, për nga rëndësia dhe rreziku që mund të sjellë, me inxhenjerinë bërthamore pasi njeriu ka "vënë duart" mbi një mundësi të jashtëzakonshme që hap shumë horizonte e që kërkon korrektësi shkencore dhe etike.Inxhenjeria gjenetike bën të mundur të shëmbet muri që ndan speciet midis tyre e bën që të bashkëjetojnë informacione komplet të ndryshme p.sh mund të tranferohet gjeni i një peshku polar, që e bën atë rezistent ndaj të ftohtit, tek domatet apo luleshtrydhet që këto të fundit të shndërrohen në të pandjeshme ndaj te ftohtit të akullt. Apo të dërgohet gjeni që është përgjegjës për prodhimin e një toksine nga një bakter në bimën e misrit për ta mbrojtur këtë të fundit nga insektet pasi këta të fundit ngordhin pasi ushqehen me toksinën e prodhuar

1 σχόλιο:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    ΑπάντησηΔιαγραφή