Τρίτη 31 Αυγούστου 2010

GJENETIKA-ARTIKUJ,PERKTHIME,STUDIME....

Në kërkim të gjeneve të karakterit..

Misteri mbi faktorët e jashtëm dhe vetjakë, që e bën individin qenie të vetme e të ndryshme nga të tjerët, ka tërhequr historikisht mbi vete interesin e filozofëve e psikologëve. Struktura bazë, për shkak të trashëgimisë, përbën një faktor që përcaktohet vetëm nga vetë subjekti, por cilat janë ato ndërveprime të pakapshme që ndodhin mes gjeneve e ambientit? Te qeniet njerëzore është vështirë të flitet për ekzistencën e "gjeneve të personalitetit". Janë të panumërt faktorët që influencojnë sjelljen njerëzore, gjë që e bën mjaft të vështirë përcaktimin e tyre përmes formave eksperimentale. Nga ana tjetër, zogjtë e egër përbëjnë subjekte mjaft më të lehta eksperimentimi në këtë kuadër dhe ndofta duket disi e çuditshme që edhe ata shfaqin trajta mjaft të ndryshme personaliteti, të cilat manifestohen në mënyrën si ndërveprojnë me botën që i rrethon.

Për t‘u dhënë përgjigje pyetjeve të tilla, shkencëtarët janë përpjekur të aplikojnë në botën e kafshëve dy koncepte të njohura psikologjike: "ekstroversionin" dhe "introversionin". Mund të konsiderohen si dy skajet e një segmenti ku ekstroversët janë ata që kanë prirjen të ruajnë kontakte të forta dhe ndërveprojnë në masë të madhe me botën e jashtme, ndërsa termi introvert në thelb tregon një njeri pak të shoqërueshëm, të vetmuar e që preferon më së shumti botën e vet të brendshme. Aplikimi i këtyre koncepteve te kafshët e shpendët për shumë specialistë është i tepërt e i nxituar, e megjithatë disa forma sjelljesh të përsëritura rregullisht në kohë mund të studiohen fare mirë për këtë qëllim, duke çuar në rezultate mjaft inkurajuese.

Një skuadër e përbërë nga shkencëtarë nga vende të ndryshme, e kryesuar nga biologë të institutit ornitologjik, "Max Planck", ka provuar dhe konfirmuar përmes eksperimenteve ekzistencën e "gjenit të kuriozitetit" te një lloj zogu që bën pjesë në familjen e harabelave, i cili ndeshet mjaft dendur në pyjet apo kopshtet e shumë prej vendeve evropiane, në Afrikën e Veriut, në ishujt e mëdhenj të Mesdheut, në Turqi, në Kaukaz e në një pjesë të madhe të vendeve të Lindjes së Mesme.

Bëhet fjalë për një zog me përmasa mesatare (me gjatë rreth 16 centimetra dhe me peshë që varijon nga 16 në 21 gramë), me kokën dhe gushën të zezë (kjo e fundit është më e madhe te meshkujt se te femrat). Pjesa tjetër e kokës është e bardhë, ndërsa trupi është në ngjyrë të verdhë, ose i verdhë në të jeshiltë. Ky lloj harabeli përbën subjekt ideal studimi për shkencëtarët, pasi e kalon gjithë jetën në një habitad të vetëm dhe shtyhet shumë lehtë të përdorë foletë e prodhuara artificialisht nga njeriu.

Gjeni në fjalë quhet Drd4 dhe kodifikon sintezën e një receptori në tru ku vendoset neurotransmetuesi i njohur si dopaminë. Zogjtë që zotërojnë një varian specifik të këtij gjeni, tregojnë një prirje më të spikatur për të eksploruar ambientin, se sa individët me variante të tjerë të këtij gjeni (artikull i publikuar më 2 maj të këtij viti në "Proceedings of the Royal Society" të Londrës). Provat se ekzistenca e variacioneve (polimorfizmave) të gjeneve që kanë të bëjnë me neurotransmetitorët lidhet me ndryshimet e personaliteteve te qeniet njerëzore ishin zbuluar prej kohësh. Në mënyrë të veçantë, kërkimet e kryera gjatë viteve të fundit flasin për një lidhje mes gjenit Drd4 dhe tiparit njerëzor "kureshtje" (prirja për të kërkuar eksperienca të reja).

Dhe me të vërtetë, vendimi për të studiuar në nivel molekular gjenin Drd4 te ky lloj harabeli rezultoi mjaft frytdhënës. Në strukturën e gjenit Drd4 të këtyre zogjve u zbuluan plot 73 polimorfizma, mes të cilave 66 janë "Single Nucleotide Polymorphisms" (ku ndryshon vetëm një nukleotid në dy variantet e gjenit).

Eksperimentet u kryen në dy vija zogjsh, të cilat u përcaktuan përmes kryqëzimeve të posaçme në bazë të nivelit përkatës të kuriozitetit (një vijë për zogjtë me kuriozitet të lartë dhe një tjetër për ata me kuriozitet të ulët). Në një test për të vërejtur mënyrën e sjelljes, studiuesit matën kohën që shpenzuan zogjtë për të eksploruar katër pemë artificiale pas lëshimit të tyre nga kafazet. Disa nga zogjtë menjëherë dolën jashtë për të vëzhguar ambientin e ri. Ndërsa të tjerët treguan shenja indiference. Në një test të dytë u mat interesi i zogjve kundrejt dy objekteve të panjohura, të vendosur në kafazet e tyre (një prej këtyre objekteve ishte "Pantera e Kuqe").

Rezultatet e arritura me individët e seleksionuar përmes kryqëzimeve u krahasuan me ato të këtyre zogjve që jetonin në gjendje të lirë. "Tipari dominues i personalitetit mund të shfaqet si shumë i rëndësishëm në përcaktimin e mënyrës se si individët u përgjigjen ndryshimeve të parashikuara dhe të paparashikuara në ambientin përkatës, si edhe sa do të arrijnë të përshtaten me të", shpjegon Bart Kempenaers i institutit "Max Planck". "Në rast se duam të thellohemi në rëndësinë ekologjike dhe evolutive të gjallesave që jetojnë në gjendje të lirë, do të na vijë shumë në ndihmë njohja e mekanizmave gjenetike në nivel molekular, duke qenë se janë pikërisht ato që përcaktojnë personalitetin e individëve".

Po njeriu? Studimet e personalitetit te shpendët e te kafshët mbase fshehin strategjinë e duhur për të kuptuar çfarë kemi të përbashkët me ta dhe çfarë i përket ekskluzivisht njeriut.
                          Shkenctaret po perpiqen te  parashikojne synimet...
Në një laborator gjerman, vullnetarët shtrihen në një skaner MRI dhe kryejnë veprime të thjeshta mendore, siç mund të jenë mbledhja apo zbritja e dy numrave, apo zgjedhje e cilit prej butonave që u vihen përpara do të shtypin. Nuk janë në dijeni të faktit që disa shkencëtarë në dhomën tjetër po përpiqen të lexojnë brenda mendjeve të tyre, falë skanerëve të trurit, për të mësuar synimet e tyre, përpara se këto të kthehen në veprime. Në të shkuarën shkencëtarët ia kishin dalë me sukses të veçonin vendimet që merreshin mbi kryerjen e veprimeve fizike, përpara se këto të ndërmerreshin. Por tani, shkencëtarët në qendrën "Bernstein" të neuroshkencës dhe përllogaritjeve thonë se për herë të parë kanë arritur të identifikojnë ekzaktësisht vendimet e njerëzve mbi veprimin që do të kryejnë më vonë.

Ndërsa është ende në fazën fillestare, teknika mund të gjejë një funksionim mjaft të gjerë, duke nisur që nga hetimet mbi kriminelët, deri te mësimi i qëllimeve të udhëtarëve përpara se të hipin nëpër avionë. Madje, kanë ardhur edhe alarmet e para nga ana e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat druhen se një arritje e tillë teknologjike një ditë mund të përdoret nga autoritetet për të abuzuar mbi tregjet apo mbi të punësuarit.

Tanja Steinbach, një studente 21-vjeçare nga Lajpcigu, e cila mori pjesë në eksperiment, thotë se ishte disi i frikshëm, por, nga ana tjetër, jo shqetësues lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut. "Është paksa shqetësuese", tha studentja. "Por që kur di me siguri se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm falë disa pajisjeve të caktuara, nuk kam asnjë lloj druajtje se dikush në rrugë mund të lexojë brenda mendjes sime".

Shkencëtarët i përdorin prej kohësh pajisjet MRI për të identifikuar veçori të ndryshme të aktivitetit të trurit, ndërkohë që studiues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prodhuar së fundmi skanerë truri, që arrijnë të vënë re me sukses kur një individ gënjen.

Ndërkohë që ekspertë të tjerë të kësaj fushe janë të mendimit se puna e skuadrës së drejtuar nga John-Dylan Haynes në qendrën "Bernstein" të neuroshkencës dhe përllogaritjeve është e përmasave të jashtëzakonshme. "Fakti që kemi mundësi të përcaktojmë qëllimin që një njeri ka në mendje e shtyn cakun e kuptimit të individit në një dimension krejt të ri", tha doktor Paul Wolpe, profesor psikiatrie në Universitetin e Pensilvanisë, i cili nuk kishte lidhje me studimin në fjalë. Kërkimet, të cilat nisën në qershor të vitit 2005, nuk janë kryer me ritmin e duhur; deri tani vetëm 21 njerëz kanë pranuar të testohen. E megjithatë, studimi i kryer në Lajpcig, 150 kilometra larg nga Berlini, ka ndjellë interes të fortë në gjithë komunitetin shkencor botëror. "Eksperimenti i Haynes është themelor për të ardhmen e studimeve mbi parashikimin e sjelljes së njerëzve", tha lidhur me të dr. Todd Braver, profesor psikologjie në Universitetin Uashington. "Kufijtë që ne mendonim se ekzistonin në leximin e mendjes njerëzore, po bëhen gjithnjë e më të padukshëm".

Në njërin nga eksperimentet, pjesëmarrësve u tha të vendosnin të mblidhnin apo të zbrisnin dy numra vetëm pak sekonda se këta të shfaqeshin në një monitor të vendosur posaçërisht për këtë qëllim. Ndërsa ndodhte kjo, një kompjuter regjistronte imazhet e valëve të trurit të subjektit, në rastin e parë me mbledhjen e numrave dhe në të dytin me zbritjen.

Skuadra e dr. John-Dylan Haynes i filloi kërkimet duke u përpjekur të identifikonte se në cilën pjesë të trurit magazinoheshin synimet. Zbuluan se ndodhej në pjesën parafrontale të kurorës, duke skanuar trurin në kërkim të zonave që aktivizoheshin, kur subjekteve u kërkohej të zgjidhnin. Më pas, nisën të studionin se cilat konfiguracione krijoheshin në praninë e synimeve të ndryshme. "Në rast se dihen cilat janë llojet e mendimeve që kërkohen, teorikisht mund të parashikohet në mënyrë më të detajuar çfarë do të bëjnë njerëzit në të ardhmen", tha doktor Haynes.

Për momentin, të lexosh brenda mendjeve të njerëzve mbetet ende një proces në hapat e para dhe janë shumë të pakta shanset që shkencëtarët të arrijnë ta bëjnë këtë me saktësi. Studimi i skuadrës së Haynes fokusohet te njerëz të cilët vihen vetëm përpara dy alternativash, aspak në numrin e pafund të qëllimeve që kemi në një ditë nga më të zakonshmet të jetës sonë. Dhe megjithëse në hapat e para, eksperimenti ia ka dalë me sukses të ngacmojë fanatikët e problemeve të etikës, sidomos duke qenë se ka arritur të kalojë nga identifikimi i zonave të trurit që përcaktojnë synimet, te vetë përmbajtja e mendimeve.

"Këto teknologji, për herë të parë, na japin mundësinë të shkojmë drejt e te burimi për të parë çfarë po ndien apo po mendon një subjekt. E rëndësishme është se kjo bëhet pa u dhënë asnjë mundësi subjekteve të na ndalojnë ta bëjmë këtë", tha doktor Hank Greely, drejtori i Qendrës për Ligjin dhe Bioshkencat në Universitetin Stanford. "Koncepti i mbajtjes së mendimeve vetjake ekskluzivisht për vete mund të transformohet rrënjësisht në të ardhmen".

Mbrojtësit e të drejtave të individit janë të shqetësuar se leximi i mendjeve përmes këtyre pajisjeve të teknologjisë së fundit mund të adoptohet nga qeveritë, në mënyrë që të parashikohet kryerja e krimeve të mundshme, një skenar i shfaqur në filmin e vitit 2002, "Minority Report". Tashmë, prej disa kohësh në Britani po krijohet një regjistër mbarëkombëtar i ADN-ve, që do t‘u japë mundësinë autoriteteve të përcaktojnë njerëzit me prirje gjenetike ndaj dhunës. Gjithashtu, qeverisë i pëlqen së tepërmi edhe ideja e izolimit të njerëzve me çrregullime të atilla personaliteti, të cilat një ditë mund të shndërrohen në sjellje kriminale.

"Duhet të fillojmë të mendojmë që tani sa larg duhen lejuar të shkojnë teknologji të tilla", tha Wolpe. E megjithatë, profesor Haynes është i bindur se studimi i tij do të jetë pozitiv. Sipas tij, zbulimi mund të aplikohet, për shembull, te pajisjet që i përgjigjen trurit të të paralizuarve për të kryer veprime të caktuara, siç mund të jetë ndërrimi i kanaleve të televizorit, navigimi në internet, apo aktivizimi i robotëve të vegjël. Por, tani për tani këto aplikime janë ende vite larg.


Biologjia molekulare - perkufizimi dhe pak histori.

 
Termi biologji molekulare shfaqet fillimisht ne vitin 1945. Ne keto viti perkufizohet si shkenca qe merret me strukturen kimike - fizike te makromolekulave biologjike.
PS: makromolekula quhen ato molekula qe kane nje mase molare shume te madhe si prsh protein, karbohidrate (sheqerna), lipide (lyra) , acide nukleike (DNA, RNA ose ADN dhe ARN).

Vite me vone biologjia molekulare perkufizohet si shkenca qe merret me studimin e makromolekulare informacionale (DNA dhe RNA ose ADN dhe ARN)
Aktualisht biologjia molekulare quhet shkenca e cila studion strukturen e gjeneve si dhe funksionet e tyre ne nivel molekular.

Denatyrimi i DNA
Ne kete material perdoret fjala DNA ne vend te ADN dhe RNA ne vend te ARN, per te perdorur terma sa me nderkombetare dhe qe te mos keni probleme me kerkimet tuaja ne internet.
Nje gje qe duhet pasur parasysh eshte se makromolekulat ne nje organizem nuk jane ne gjendjen e tyre me te qendrueshme (me stabel), po te ishte keshtu asnje nga reaksionet qe keto makromolkula kryejne nuk do te ishte e mundur.
Po keshtu edhe DNA nuk eshte nje molekule statike, por peson ndryshime te shumta ne baze te reaksioneve ne te cilat merr pjese. Nese DNA do te ishte molekule statike, nuk do te ishte i mundur hapja e DNA per kopjimin e DNA ose per transkriptimin e DNA ne RNA.
Qe DNA te kryeje te gjitha funksionet e saj, duhet qe ne raste te vecante te hape heliken e saj, pra lidhjet hidrogjenore qe ndodhen midis dy bazave te shkeputen. Hapja e helikes se DNA quhet edhe DENATYRIMI i DNA-s.
Per te kuptuar sa me mire se cilet jane faktoret qe ndihmojne ne hapjen e helikes se DNA-s apo faktoret qe e pengojne kete proces duhet me pare te studjojme forcat qe bejne qe DNA te jete nje molekule e stabilizuar.
Forcat me te forta qe mbajne DNA jane lidhjet kimike qe lidhin deosiribozen me nje baze, bazen me grupin fosforik dhe nje baze me grupin fosforik tjeter.Keto jane forcat qe mbajne nje filament te vetem te DNA. Keto forca jane shume te forta sepse jane lidhje kimike. Keto forca duhen per te mbajtur stabilitetin kimik te molekules se DNA. Ka edhe nje stabilitet tjeter qe quhet stabiliteti konformacional, i cili ka te beje me stabilitetin e nje molekule duke marre parasysh edhe ambjentin ne te cilin kjo molekule ndodhet.
Helika e DNA, qe ka dy filamente, mbahet stabel nga disa forca qe jane me pak te forta se forcat qe mbajne nje filament te vetem. Pikerisht keto forca do te studjojme sepse jane pikerisht keto forca qe bejne te mundur hapjen apo mbylljen e DNA.
Lidhjet hidrogjenore, jane lidhje midis bazave te DNA-s. Sic dihet lidhjet hidrogjenore jane lidhje shume te dobta por duke marre parasysh se midis A-T ka 2 lidhje hidrogjenore dhe midis G-C ka 3 lidhje hidrogjenore dhe nje molekule DNA ka shume kopje A-T dhe G-C, numri i lidhjeve hidrogjenore rritet shume.
Nje tjeter force jane forcat hidrofobike. Nje gabim qe behete shpesh eshte ti quash forcat hidrofobike “lidhje hidrofobike”. “Lidhjet hidrofobike” nuk ekzistojne, ato jane thjeshte disa forca. Per me shume shikoni ne WIKI. Molekula e DNA ka nje pjese hidrofobike (jo polare) qe jane bazat dhe nje pjese hidrofilike (polare) qe jane grupet fosforike (PO4-). Kjo ben qe molekula e DNA, e perbere prej dy filamentesh, ti kete bazat ne qender (te mbrojtura nga mjedisi ujor polar) dhe grupet fosforike ne periferi. Ky eshte modeli i DNA si helike, per me shume lexoni WIKI + other URL. Pra bazat jane si te thuash te “detyruara nga ambienti polar” te rrine ne qender te molekules. Keto jane forcat idrofobike.

Denatyrimi i DNA (pjesa e dyte)
Le te kthehemi tani te tema qendrore, pra te denatyrimi i DNA.
Per te denatyruar DNA (ti ndajme filamentet e DNA) duhet te dobesojme forcat qe mbajne kete strukture stabel.
Mund te perdorim agjente denatyrante si prsh urea, SDS e shume te tjere.
Keto denatyrante dobesojne lidhjet hidrogjenore. Ne rastin e SDS (dodecil sulfat i natriumit) ka edhe nje zinxhir idrofobik i cili destabilizon forcat idrofobike qe ndodhen ne molekulen e DNA. SDS perdoret gjeresisht ne biologjimolekulare si denatyrant sepse eshte nje molekule anfipatike (ka nje pjese idrofobike dhe nje pjese idrofilike) ose nje pjese polare dhe tjetren jopolare.
Pervec denatyranteve ka edhe menyra te tjera per te denatyruar DNA. Prsh me ane te nxehtesise.
. DNA ashtu si edhe proteinat “thithin” ne nje gjatesi vale te caktuar (studioni dicka per asorbancen dhe spetrometrine). Kjo dukuri varet nga bazat (A,T,G,C). Keshtu ne nje DNA me nje filament te vetem bazat jane te dukshme, prandaj edhe asorbanca do te jete me e madhe se ne DNA helike (me dy filamente) ku bazat jane te “fshehura” ne qender te molekules se DNA-s.DNA ka asorbancen me te larte aty afer te 260 nm, pikerisht ne kete gjatesi vale mund te shikosh qarte dallimin midis DNA-filament-i-vetem dhe DNA-dopio-filament.

Denatyrimi i DNA (pjesa e trete)

me rritjen e temperatures edhe filamentet e DNA hapen. Ajo qe duhet te shenohet eshte se ky proces nuk eshte me te njejten shpejtesi gjate gjithe zgjatjes se tij. Ka nje pike kur filamentet fillojne te ndahen nga njetjetri shume shpejt, kjo jepet ne figura nga forma e grafikut. Grafiku ka nje forme sigmoidale, nje forme te tille e gjejme ne shume procese ku kemi te bejme me nje proces kooperimi. Ne nje proces kooperimi, ndarja e nje baze e ben me te lehte qe baza tjeter te ndahet e keshtu me rradhe. Tm eshte temperatura ne te cilen gjysma e DNA ndodhet me baza akoma te lidhura me lidhje hidrogjenore, kurse gjysma tjeter eshte shkeputur. M=melting (shkrirje), sepse grafiku sigmoidal i ngjan shume grafikut te shkrirjes se metaleve. Edhe metalet (dhe shume shtruktura te tjera kristalore) shkrijne me nje grafik pak a shume te ngjashem, edhe ketu ka nje proces kooperimi.
Mbase do te keni pyetur veten pse kaq zhurme per dicka qe nuk eshte shume e rendesishme. Ne fakt denatyrimi i DNA dhe e gjithe teoria qe qendron pas saj, eshte shume e rendesishme ne biologjine molekulare. Me ane te disa teknikave mund te fusim nje sekuence te caktuar DNA, ne nje gjenom tjeter thjeshte duke denatyruar gjenomin dhe duke e lene ne prani te sekuences sone ne kopie te shumta.

Seksi nuk varet vetem nga kromozomet!

Pikerisht! Te gjithe ata qe mendonin se mjaftonte vetem te kishe kromozomin Y per te qene nje mashkull tani duhet te rimendohen.
Ne nje artikull te publikuar ne revisten ne linje “BMC GENOMICS“, nje grup kerkuesish kane arritur te provojne per here te pare se testosteroni le nje gjurme molekulare te pafshijshme ne qelizat, duke i hapur keshtu rrugen nje menyre te re te menduarit te gjinise, te ndryshme nga ajo klasike e cila kishte parasysh vetem prezencen e kromozomit Y.
Studiuesit kane arritur te zbulojne rolin e testosteronit duke krahasuar persona te prekur nga sindroma e pandjeshmerise ndaj androgjeneve, dhe persona te cilet nuk jane te prekur nga kjo lloj semundjeje.
“Androgjenet, qe jane hormone steroidale qe stimulojne dhe kontrollojne zhvillimin e karakteristikave mashkullore tek rruazoret – shpjegon Paul-Martin Holterhus i klinikes universitare te Schleswig-Holstein ne Kiel, Gjermani – kane efekte afatgjata ne zhvillimin e aparatit gjenital, dhe shume mundesisht te shume organeve te tjera. Sot po pranohet gjithnje e me teper fakti qe truri luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e gjinise, duke iu pergjigjur prezences se testosteronit. Gje qe mund te percaktoje sjelljen seks-specifike, dhe shume mundesisht edhe identitetin e gjinise.
Roli i androgjeneve, dhe ne vecanti i testosteronit, ne zhvillimin seksual njihet prej kohesh. Ndarja e gjinise fillon qe ne stadin embrional dhe mendohet se vazhdon gjate gjithe jetes, sidomos gjate pubertetit. Megjithate nuk jane akoma te qarta ndryshimet midis rolit te gjeneve te kromozoneve seksuale dhe efekteve afatgjata te hormoneve seksuale, ne vecanti te androgjeneve.
Personat e prekur nga sindroma e pandjeshmerise ndaj androgjeneve – 1 ne 20000 – kane nje paraqitje femerore normale (edhe ne aspektin gjenital), por ne nivelin gjenetik kromozomet e tyre seksuale jane XY dhe jo XX. Ky ndryshim shkaktohet nga mutacionet qe ndodhin ne kodifikimin gjenetik te receptoreve te androgjeneve tek te cilet, per shkak te ketij mutacioni, sinjalet e dhena nga androgjenet nuk perkthehen, gje qe sjell bllokimin e aksionit te testosteronit. Eshte pak a shume sikur hormoni dhe receptori perkates te flisnin gjuhe te ndryshme dhe te mungonte perkthyesi. Kjo do te sillte nje mostransmetim informacioni, qe do te bllokonte gjithe etapat e tjera.
Duke krahasuar gjenet ne meshkuj normale dhe ne femra me sindromen e pandjeshmerise ndaj androgjeneve, kerkuesit kane zbuluar se tek keto te fundit kishte rreth 440 gjene te pashprehura (qe nuk kishin arritur te influenconin ne zhvillimin trupor me informacionin qe mbartnin).
Duke qene se jane krahasuar femra XY dhe meshkuj XY, ndryshimet mund te shpjegohen vetem me faktin e mosprezences se aksionit te androgjeneve .
                     D.N.A- Kodi "NJERI"
Shkenctaret gjenetiste arriten te deshifrojne plotesisht kodin gjenetik te jetes njerezore,ose me sakte;te cdo jete njerezore ne vecanti.Eshte kjo nje arritje madheshtore pas nje pune titanike- 14-vjecare dhe 250molione dollare te shpenzuar per sponsorizimin e kerkimeve qe vazhdojne akoma me itensitet me te larte..Me programin”Human genome project”shkenctaret vune fillimisht nje objektiv mjaft ambicioz; moren te dy masat e D.N.A –se e cila ekziston e koncentruar ne cdo qelize tonen e komplikuar dhe “pleksur”ne 46 “gersheteza” (kromozone)e “shperbene ate fije-fije “ per ta “deshifruar”e per ta “lexuar”si teresi e udhezuesve gjenetike qe transmentojne genet…Per ta arritur kete,u desh te vinin ne rradhe njera pas tjetres tre bilione “letra kimike”(bazat nukleotidike) qe perbejne D.N.A-ne e njeriut.Renditja e thjeshte e “letrave”dote mbushte 347.800 faqe Focus dhe nje shkrim te pa fundem qe dote ridhte si rezultat i zevendesimit te tyre me indikacionet perkatese te germave(bazave)p.sh;A,T,T,T,G,C,A,A,C,T,T-G,,T,T,T,A,C,C,C e tje..ku A,C,GdheT jane simbolet perkatese te kater bazave; adenin(A),cutosin(C),guanin(G),thiminin(T)….Keto baza me kombinacione te ndryshme krijojne mesazhin gjenetik mbi zinxhirin e D.N.A-se e seicila eshte nje “leter” (kod) ne gjuhen gjenetike
CELESI KRYESOR I JETES DHE I VDEKJES
Ne zinxhirin gjenetik ,ndodhen te shperndara rreth30-40-mije gene njerezore,domethene te gjitha udhezimet qe cojne ne” krijimin” dhe mbajtjen ne jete te cdo ekzistence njerzore.Pra ne D.N.A-ne tone eshte e paracaktuar se nga cilat semundje jemi te pa imunizuar e mund te prekemi me lehte,se sa vjete dote rrojme ,akoma edhe nje pjese e mire e karakterit tone eshte gjithashtu e paracaktuar…Po ashtu ne kete kombinacion e nderlikim te gjate e te vazhdueshem te “bazave”eshte “rregjistruar”edhe prejardhja e llojit(specjes)tone..Keto njohuri te reja ndofta nuk mund ti japin pergjigje perfundimtare pyetjes mundonjese te njerzimit;-“Kush jemi?”,”Nga e kemi prejardhjen?”dhe “Ku shkojme..?”por gjithsesi vendosin bazat shkencore per tju pergjigjur ne te ardhmen..Kjo eshte arsyeja qe shkenctaret i studjojne genet njerzore. Per ti korrigjuar ato kur jane difektoze ,per te eleminuar semundjet e trashegueshme dhe per te gjetur terapi te pershtetshme per llojet e ndryshme te kancereve..Keto jane objektiva primare por fatkeqsisht akoma mjaft te larget…Njohja e perberjes dhe funksionimit te D.N.A eshte e barazvlershme me kuptinin ne hollesi te ndertimit e funksionimit te organizmit njerzor ,por edhe te cdo njeriu ne vecanti ..Kjo dote na lejoje ne te ardhmen e afert te nderhyjme apo te kontrollojme sipas nevojes e deshires mekanizmat me te nderlikuar e me vitale te jetes e pse jo edhe te vdekjes…
NJE GEN I VETEM NE 700 KOMBINACIONE
Tashme qe arritem te”lexojme”D.N.A-ne tone ,na mbetet te kuptojme se cili eshte pikerisht roli e funksioni i geneve tona,,si ndervaprojne e reagojne ata me njeri-tjetrin dhe cili eshte vendi e roli i seicilit ne organizimin e qelizes.Ne kete fushe ,cdo jave qe kalon ,shton edhe nje zbulim te ri te rendesishem.Kekuesit e kane perqendruar interesin tek ato gene qe kur keqfunksionojne shkaktojne te pakten 5000 semundje trasheguese…Sot pjesa dermuese e geneve patologjike eshte “identifikuar”d,m.th njohim pozicionin dhe sekuencen e sakte te bazave ..Megjithate shkenctaret e kuptojne se kjo nuk mjafton.Per shembull,pasi zbuluan se cili gen eshte “fajtor”per shkaktimin e fibrizes cistike nje semundje kjo e trasheguar dhe mjaft e perhapur qe prek nje ne 250 persona, verejten se ekzistojne 700 kombinacione te ketij geni qe shkakton semundjen ne fjale.Akoma me i komplikuar eshte studimi atyre geneve te cilet ne rast se pesojne demtime apo aktivizohen ne nje moment te gabuar,mund te shkaktojne kancere te ndryshme.Funksionimi i D,N,A ndryshon ne raport me organin qe eshte semurur ,me tipin e kancerit ose me stadin ne te cilin gjendet semundja.Per pasoje qe te gjejme nje terapi rezultative (efektive) per shume semundje duhet te dime hollesira ,jo vetem per strukturen dhe funksionimin gjenit por edhe si reagon ai ne stade te ndryshme te semundjes
GENE T E BARABARTE, “ATAXIA”
Shpalosja e spirales se dyfishte* te D.N.A-se na “dhuroi”surpriza teper te cmuara por edhe te papritura; genet nuk ndodhen kurre te disiplinuara me rregull mbi D.N.A-ne.Biles,ne disa sektore gjejme me qindra gene te radhitura, ndersa “fragmentohen”nga rradhe te pafndme bazash qe nuk permbajne asnje informacion gjenetik..Tashme eshte e sigurt se 96-97% e D.N.A-se ne qelizat tona eshte “e pa dobishme” si informacion”;d,m.th nuk “deshifrohet ne ”asnje te dhene .Atehere perse na duhet e perse ruhet ajo nga seleksionimi natyror?Per kete jane ngritur hipoteza te ndryshme por akoma nuk eshte dhene nje pergjigje perfundimtare.Disa mbeshtesin tezen se e ashtuquajtura “D.N.A e pa dobishme”ishte dikur mjaft e vlefshme.Ndofta ajo permban ne nje fare menyre,”fosile genesh”qe ishin te vlefshme per paraardhesit tane te larget dhe qe sot jane “degraduar”si te pa dobishme

. Per te saktesuar vertetesine e kesaj hipoteze, kerkohen studime te gjata e te lodheshme te gjenetikes krahasuese.Duhet d.m.th te krahasojme genomes nga lloje te ndryshme.Per momentin njohim mire vetem genomet e mizes,uthulles(drosophilia) dhe te minjve.Kohet e fundit , u zbulua se ajo qe quhet “D.N.A-e padobishme” eshte ne fakt shume e e vlfshme. Sekuenca e gjate e ”letrave (kodeve)”pa kuptim paraqet (ekspozon) pikat me te ndjeshme te kromozoneve ,kur qelizat dyfyshohen,ne menyre qe te mbrojne genet me te vlefshme nga shndrrimi. (mutants)Nje tjeter hipoteze mbeshtet se “D.N.A-ja e pavlefshme”eshte e domosdoshme per arkitekturen e sakte tridimensionale te geneve,e cila siguron edhe funksionimin e tyre..

D.N.A-E PADOBISHME
Nje tjeter zbulim i papritur eshte se shumica e geneve tona ka pamjen e nje mozaiku (tullave).Keto gene”pa vazhdushmeri” kane gjatesi qindra mijera bazash por pjasa funksionale,d,m,th ajo qe sjell informacionin,ka nje gjatesi mesatare vetem prej dhjet mije bazash.Imagjinoni D.N.A-ne tuaj si nje tren gjigand me miliona vagone(gene),nga te cilat vetem 40 mije prej tyre mund te transportojne pasagjere(informacion gjenetik).Genet qe transmetojne informacionin e koduar quhen “exonia”dhe nderpriten nga nderhyrja e sekuences “se heshtur”te quajtur”introns”.D.N.A-ja e qelizave tona ngjan me nje oqean te pafundem idronesh,nga te cilat rishfaqin ishuj te vegjel eksonesh.per shembull nje gen i vetem qe mbart informacionin per perberjen e faktorit V ΙΙΙ te nje proteine qe luan rol vendimtar ne mpiksjen e gjakut,ka nje gjatesi prej 186 mije bazash dhe nderpritet nga nderhyrja e 25 grupeve idronesh.Nder kohe surprizat me te medha i perkasin funksionimit te geneve.Shpesh i njejti gen mund te marre pjese ne sintezen e me teper proteinave,ndersa disa vjete me pare merrej si dogme se cdo gen kodifikon vetem nje proteine.Kohet e fundit u zbulua se shume gene aktivizohen vetem ne nje periudhe te caktuar te njeriut(embrion,femi,i rritur)dhe vetem ne pjese te caktuara te trupit.Rregullimi i “shprehjes se geneve”,d,m,th I orjentimeve qe percaktojne ku dhe kur nje pjese e D.N.A-se duhet te “shprehet”eshte akoma nje kapitull I pashpjegueshem.
*Spiralen e dyfishte e prezantuan per here te pare ne vitin 1953gjenetistet James D.Watson dhe Francis Crick.

EPIGJENETIKA
TANI MUND TE PERMIRSOJME ME LEHTE GJENET TONA

ZBULIMI; Menyra e jeteses dhe menyra e te ushqyerit (dieta),jane faktore te rendesishem qe ndikojne ne menyre te drejtperdrejte tek gjenet (te pakten per 5-breza)tek pasardhesit...
Nje shkence e re ,EPIGJENETIKA na spjegon se si ndodh kjo...
Le ta shohim konkretisht nepermjet shembullit te me poshtem...
Ne nje koshere bletesh, mbreteresha dhe bletet e zakonshme(punetoret)kane midis tyre dallime ne funksione,ne permasa si dhe ne jetgjatesi..Mbreteresha ka gjatesi 18-22mm dhe “depoziton “ per dite rreth 3000-veze per te gjithe periudhen 3-4vjecare te jetes se saj.
Ndersa bletet e zakonshme qe kane nje gjatesi 12-13mm,mbasi kane punuar 40-ditet e para te jetes per te pastruar dhe mirmbajtur kosheren,pjesen tjeter e kalojne duke grumbulluar nektar dhe polem...Mbreteresha dhe “punetoret”e se njejtes koshere,kane te njejten trashgimi gjenetike;perse atehere duhet te jene kaq te ndryshme?!
Misterin e zgjidhi Rizarnt Malezka-profesor i gjenetikes molekulare ne universitetin e Kamberas ,Auatrali. Dallimi ,thekson Malezka,konsiston tek menyra e te ushqyerit(dieta),pra lavrat e sapo lindura qe u ushqyen me pelte basilico, u bene mbreteresha,larvat e tjera qe u trajtuan me lengun e zakonshem ,u bene punetore te zakonshme..
PREKUJDESJA AMESORE

Pra ishim gabuar sepse gjenet nuk jane gjicka...Menjehere pas deshifrimit te sekuences se D.N.A-se , u evidentua se gjenet ishin vetem 20-25-mije dhe se deri athere na mungonin te dhena te rendesishme te cilat dote mund na tregonin nenyren se si komunikon mjedisi jetesor me D.N.A-ne .Per shembull;Ne nje eksperiment qe u be me minjte ne labotator u vrejt se nje nene e stresuar nga mjedisi i rrezikshem ku jeton, pas lindjes kujdeset shume pak ose aspak per te vegjlit e saj,ne antiteze me nje nene te qete qe kujdeset shume per te sapolindurit ..
Stresi i “mbartur “nga nena ,transmetohet tek te vegjlit ne kete menyre mjedisi i pergatit ose me mire “ imunizon”te vegjlit ndaj rreziqeve eventuale duke u dhene njekohesisht me teper shanse per te jetuar...Por si i pergatit?!
Prof, ZIF MOSHE ne universitetin McGili te Montrealit ne Kanada,studioi trurin e nje grupi minjsh qe ishin rritur nen perkujdesjen e nenes dhe te nje grupi tjeter qe ishin lene pas dore ,
dhe zbuloi se mungesa e kujdesit te nenes ,redukton se tepermi grupet methilike (molekula qe permbajne disa ushqime)te cilat unifikohen ne treguesin gjenetik te kortizolit(hormonit te stresit)ne qelizat e trurit.Keshtu kur minjte rriteshin ishin me te qete ne raport me te tjeret qe duke u rritur beheshin me nervoze...

KEQTRAJTIMI

Ne institutin e shendetit Dagllas ne Montreal, eshte ruajtur truri i 1000-personave qe jane vetvrare nga Quebec, si dhe intervista te te afermve e miqve te viktimave. Prof.Zif Moshe krahasoi trurin e personave te vetvrare me ate te te vdekurve ne aksidente te ndryshme.Hippocampusi (zona e trurit qe rregullon hormonin e stresit) i personave te vetvrare ishte i ndryshem nga ai i te aksidentuarve.Pastaj krahasoi trurin e te vetvrareve qe sipas te dhenave (nga intervistat e te afrmve) gjate periudhes infantile ishin keqtrajtuar, me ate te atyre qe nuk ishin keqtrajtuar.Ne trurin e te pareve methylationi i gjenit ishte i ndryshem...



PARTITURA” E D.N.A-se

Por si ndodhin te gjitha keto?!Kesaj pyetjeje doti pergjigjet tashme nje dege e re e gjenetikes
EPIGJENETIKA domethene shkenca qe studion se si faktoret ambientale; menyra e te ushqyerit,stresi, perkujdesja,keqtrajtimi dhe substancat ndotese ne mjedis,mund te trasformojne funksionin e gjeneve pa ndryshuar ne asnje menyre sekuencen e D.N.A-se..
Per te spjeguar se si funksionon
Andrea Bakarelli, prof. i epigjenetikes ambientale ne Harvard,ben nje paralalizem me partituren e Simfonise se Peste.Nga momenti qe e kompozoi Bethoven, simfonia ka mbetur e pa ndryshuar.Por cdo maestro(dirigjent ku ne paralalizmin e Bakarellit korrespondon me mjedisin)deshiron qe simfonia te luhet me tone(itensitet)me te larte,me shpejte ose me ngadale (adaggio)..Ne te njejten menyre epigjenetika shton “nota”kimike tek D.N.A dhe jane pikerisht ato “nota”qe dote percaktojne ne se gjeni dote jete aktv ose inaktiv,dote flase (shprehet)shume apo pak...
Arturo Petronis psikiater ne un. e Trontos, krahasoi methylationin e D.N.A-se ne qelizat e 39- cifteve binjakeve omozigotikous me ate te 40-cifteve eterozigotikon.Methylationi tek ciftet omozigotikus ishte me i ngjajshem ne krehasim me binjaket e tjere .Si perfundim transformimi epigjeneik i methylationit ishte qartesisht i trasheguar por qe mund te ndryshoje gjate vazhdimsise se jetes..




Omozigotikous-eshte nje individ qe ka allele(forme) te njejte ne te dy kopjet gjenetike te kromozoneve..te trshguar nga seicili prind...



Eterozigotikous – eshte nje individ qe ka allele te ndryshme ne te dy kopjet gjenetike te kromozonit


TUMORET DHE DIETA

Ne vitin 2005 M. Estegier ne qendren kombetare te kancereve ne Madrid, studioi 80-cifte binjakesh omozigotikon te moshes 2-74 vjec per te zbuluar se 35% e rasteve kishin dallime te rendesishme ne methylationin e D.N.A-se dhe ne konvertimin e histone. Histone eshte nje proteine qe zakonisht gjendet ne berthamen e qelizes,perreth molekules se D.N.A e cila e ndihmon ate te “paloset”dhe te marre formen karakteristike te helikes se dyfishte(spirales)
Estegiers krahasoi gjatesine , peshen dhe menyren e jeteses te cifteve.Sa me shume rritej mosha ,aq me shume binjaket ishin epigjenetikisht te ndryshem midis tyre.Dallimet me te medha u evidentuan tek binjaket qe kishin jetuar shume pak kohe bashke.Ata vuanin nga semundje te ndryshme spse ishte i ndryshem edhe methylationi i D.N.A-se …

Petronis verteton se ne cdo ndarje qelizore methylationi i nenshtrohet ndryshimeve te ndikuara nga mjedisi te cilat akumulohen deri sa e bejne gjithmone e me te ndryshem aktivitetin e gjenit..
Keto dallime epigjenetike qe shkaktohen nga mjedisi transmetohen me gjenet dhe jane me te fuqishem se sa trashgimia gjenetike.
Prove per kete jane minjte Aguti. Nje nene Aguti eshte e trashe e me qimmmet e lekures ngjyre mjalti. Per shkak te ketyre karakteristikave te trasheguara ajo dhe pasardhesit e saj rrezikojne te vuajne nga diabeti,mbipesha dhe kanceri.Por nese nderhyjme ne dieten e saj gjate periudhes se shtatzanise duke e pasuruar me grupe methili ,p.sh(perime,proteina dhe ushqime me permbajtje vitamine B12) te vegjlit qe dote lindin dote jene me te dobet,me ngjyre me te erret dhe me rrezik me te vogel per tu prekur nga disa semundje.Ky lloj methili dote ruhet ose dote trasformohet tek te vegjlit ne vartesi te ambjentit dhe menyres se jeteses qe dote bejne ,cka dote transmetohet edhe tek brezat e tjere (niper,mbesa e tj.)Epigjenetika hap perpara gjenetistve hapsira te reja me horizonte teper optimiste per sa i perket nderhyrjes nga jashte per permirsimin e gjeneve duke menjanuar ne kete menyre shume semundje te trasheguara gjenetikisht si dhe terapine e sukseshme te kancereve,sindromave dhe semundjeve psiqike ….Mjedisi,dieta dhe perkujdesja jane faktore te rendesishem qe duke u sinkronizuar me parametrat e tjere gjenetike na japin mundesine ta shohim jeten tone nga nje kendveshtrim i ri ,ta kuptojme ate ne permasa me reale pa friken e misterit te se panjohures ...


Methylationi-proteine e prbere nga citozime-fosfat -guanine, ku nje citozine “ndiqet”nga nje guanine ne sekuencen e D.N.A. (enzimat)

A.D.N- Kodi gjenetik


ADN - ja është një strukturë molekulare ku ndodhet kodi i gjithë jetës, në fakt në të ndodhen të gjitha informacionet gjenetike të trashëgimisë. Kur qeliza "mëmë" shumohet, kopja e përpiktë e ADN transmetohet në qelizen "bijë" (tek njëqelizorët ose shumimi me klonim). ADN është shumë e gjatë dhe e përbërë nga disa pjesë, ose gjene, që kanë brenda tyre të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e një organizmi të gjallë gjatë gjithë jetës së tij. Megjithëse ADN e të gjitha qënieve të gjalla ka në përbërjen e vet katër njësi kimike themelore, ka një ndryshueshmëri të madhe në gjatësi dhe në formë në organizma të ndryshëm. Vetëm në organizmat shumë rudimental, siç janë p.sh bakteret, vazhdueshmëria e ADN është deshifruar e tëra, megjithëse mënyra e funksionimit të tij është, mjerisht, larg nga të kuptuarit e tij të plotë. P.sh ne vitin 2000 është publikuar për herë të parë harta e gjenomes njerëzore (bashkësia e të gjithë gjeneve quhet gjenome), megjithëse ne dimë akoma shumë pak: njohim funksionimin e 6000 gjeneve, ndërkohe që na mungon njohja për 70.000 të tjerë. Për të shpjeguar mirë ADN do të duhej të thirrja në skenë njohuritë e fizikës kuantike, biologjisë molekulare, por nuk është qëllimi i këtij punimi që të bëj një gjë të tillë e për këtë do ti kaloj gjërat pak perciptas për të arritur sa më parë në qëllimin e këtij punimi: OGM dhe etika.



Si funksionon ADN?


Katër njësitë bazë që përmendëm më lart quhen baza ose nukleotide. Këto katër baza janë Adenina, Citozina, Guanina dhe Timina. Këto baza mund të kombinohen midis tyre në mënyra të ndryshme në gjatësi të ADN ndërsa lidhja ndërmjet bazave është rigorozisht A - C dhe G - T kështuqë formohet e ashtuquajtura helika e dyfishtë. Kjo është arsyeja që ADN ka formën e një helike pasi në njerin rrjesht janë bazat e renditura njëra pas tjetrës dhe në tjetrin po ato baza por sipas rregullit që sapo thamë. Ateherë kur grupohen në njësi treshe bazat kodifikojnë një aminoacid të veçantë. Vazhdimësia e kodifikuar e një gjeni është e gjatë afërsisht 1000 baza. Leximi dhe përkthimi i ADN përfshin jo vetëm gjenet e veçantë për çdo funksion por edhe fragmente të caktuar që shërbejnë si "pikë vrojtimi" që kanë si qëllim aktivizimin apo ndërprerjen e aktivitetit të një gjeni te caktuar. Disa gjene janë të njohur në bazë te funksionit te tyre, si nxitës, veprues dhe të tjerë si gjene ndërprerës dhe shtytës.

Gjenet.

Një gjen është një segment i ADN - së në të cilin janë të pranishëm udhëzimet e veçanta që shërbejnë për prodhimin e një proteine. Po të përdornim një metaforë do të thonim që tërësia e gjeneve përbën "projektin" në letër të një ndërtese ndërsa ndërtesa vetë është organizmi. Gjenet kanë brenda tyre informacionin për të sintetizuar dhjetëra e mijëra proteina që përbëjnë strukturën ndërtuese dhe funksionet biokimike të të gjitha qenieve të gjalla që nga bakteriet e thjeshtë deri tek njeriu. Zbulimet më të fundit na tregojnë se gjenet janë të rradhitur në ADN në grupe ose «familje» dhe që funksionimi i një gjeni ndikohet edhe nga gjenet e tjerë të grupit, madje tërësia e gjeneve të një grupi mund te ndikojë në funksionimin e një gjeni që i përket një grupi tjetër (teoria e gjenomës fluide)[4]. Në këtë pikë ngrihet një nga dyshimet për OGM - të pasi nuk mund të dihet me saktësi absolute efekti që mund të ketë gjeni që ne fusim në një organizëm të ri. Kjo edhe për faktin që është praktikisht e pamundur që ne të fusim një gjen të vetëm në një oprganizëm por ne fusim nje "copë" ADN - je ku kemi edhe gjene që "nuk i duam" por që jemi të detyryar ti fusim pasi një gjen i vetëm është tepër tepër i vogël për një transferim të personalizuar.



Gjenetika.

Gjenetika ështe studimi i gjeneve dhe ka dy baza themelore: nga njëra anë studjon informacionin që gjendet në secilin gjen, që do të thotë që kërkon të kuptojë veçoritë e proteinës që vjen nga aktiviteti i këtij gjeni; nga ana tjetër mban parasysh faktin që veprimi i secilit gjen është e kontrolluar dhe e rregulluar sipas një mënyre tepër precise. D.m.th që çdo gjen ka në strukturën e tij ka nje "sinjalizues" ose "ndërprerës" që rregullon veprimin e tij për të bërë që organizmi të ketë proteinën e saktë në momentin e duhur, në sasinë e duhur dhe në vendin e duhur.

Ku mbaron kryqezimi e ku fillon inxhenjeria gjenetike?

Natyra ka mekanizma të veçantë nëpërmjet të cilëve lejon që fekondimi të bëhet vetëm ndërmjet individëve të së njëjtës specie ose ndërmjet individëve të specieve tepër të afërta. Nëpërmjet kryqëzimit, informacioni gjenetik që vjen nga të dy prindërit transmetohet tek pasardhësit pasi ka ndodhur rikombinimi i ADN mëmë dhe babë (crossing - over). Gjatë këtij procesi të njëjtat seksione të ADN mund të ndërrohen ndërmjet kromozomeve por në to gjenet mbeten përherë në të njëjtën renditje dhe në po atë pozicion që kanë prej mijëra vitesh. Në këtë mënyrë, nese nuk ndodhin mutacione gjenetike apo aksidente, një gjen do të jetë perherë i rrethuar nga i njëjti sektor i ADN -së.

Por egziston një strategji që bën që organizmi të mashtrohet dhe të aktivizohen gjene kundër vullnetit të tij. P.sh bima e lulediellit që ka petalet (lulet më saktë) të verdha e gjethet e gjelbra, mund të bëhet me gjethe të verdha nëse do të aktivizonim edhe per gjethet gjenin përgjegjës për ngjyrën e verdhë të luleve. Pikërisht këtu fillon inxhenjeria gjenetike që paraqet pa dyshim një progres shkencor të përmasave marramëndëse. Disa shkencëtarë e kanë krahasuar inxhnjerinë gjenetike, për nga rëndësia dhe rreziku që mund të sjellë, me inxhenjerinë bërthamore pasi njeriu ka "vënë duart" mbi një mundësi të jashtëzakonshme që hap shumë horizonte e që kërkon korrektësi shkencore dhe etike.Inxhenjeria gjenetike bën të mundur të shëmbet muri që ndan speciet midis tyre e bën që të bashkëjetojnë informacione komplet të ndryshme p.sh mund të tranferohet gjeni i një peshku polar, që e bën atë rezistent ndaj të ftohtit, tek domatet apo luleshtrydhet që këto të fundit të shndërrohen në të pandjeshme ndaj te ftohtit të akullt. Apo të dërgohet gjeni që është përgjegjës për prodhimin e një toksine nga një bakter në bimën e misrit për ta mbrojtur këtë të fundit nga insektet pasi këta të fundit ngordhin pasi ushqehen me toksinën e prodhuar