Τρίτη 31 Αυγούστου 2010

GJENETIKA-ARTIKUJ,PERKTHIME,STUDIME....

Në kërkim të gjeneve të karakterit..

Misteri mbi faktorët e jashtëm dhe vetjakë, që e bën individin qenie të vetme e të ndryshme nga të tjerët, ka tërhequr historikisht mbi vete interesin e filozofëve e psikologëve. Struktura bazë, për shkak të trashëgimisë, përbën një faktor që përcaktohet vetëm nga vetë subjekti, por cilat janë ato ndërveprime të pakapshme që ndodhin mes gjeneve e ambientit? Te qeniet njerëzore është vështirë të flitet për ekzistencën e "gjeneve të personalitetit". Janë të panumërt faktorët që influencojnë sjelljen njerëzore, gjë që e bën mjaft të vështirë përcaktimin e tyre përmes formave eksperimentale. Nga ana tjetër, zogjtë e egër përbëjnë subjekte mjaft më të lehta eksperimentimi në këtë kuadër dhe ndofta duket disi e çuditshme që edhe ata shfaqin trajta mjaft të ndryshme personaliteti, të cilat manifestohen në mënyrën si ndërveprojnë me botën që i rrethon.

Për t‘u dhënë përgjigje pyetjeve të tilla, shkencëtarët janë përpjekur të aplikojnë në botën e kafshëve dy koncepte të njohura psikologjike: "ekstroversionin" dhe "introversionin". Mund të konsiderohen si dy skajet e një segmenti ku ekstroversët janë ata që kanë prirjen të ruajnë kontakte të forta dhe ndërveprojnë në masë të madhe me botën e jashtme, ndërsa termi introvert në thelb tregon një njeri pak të shoqërueshëm, të vetmuar e që preferon më së shumti botën e vet të brendshme. Aplikimi i këtyre koncepteve te kafshët e shpendët për shumë specialistë është i tepërt e i nxituar, e megjithatë disa forma sjelljesh të përsëritura rregullisht në kohë mund të studiohen fare mirë për këtë qëllim, duke çuar në rezultate mjaft inkurajuese.

Një skuadër e përbërë nga shkencëtarë nga vende të ndryshme, e kryesuar nga biologë të institutit ornitologjik, "Max Planck", ka provuar dhe konfirmuar përmes eksperimenteve ekzistencën e "gjenit të kuriozitetit" te një lloj zogu që bën pjesë në familjen e harabelave, i cili ndeshet mjaft dendur në pyjet apo kopshtet e shumë prej vendeve evropiane, në Afrikën e Veriut, në ishujt e mëdhenj të Mesdheut, në Turqi, në Kaukaz e në një pjesë të madhe të vendeve të Lindjes së Mesme.

Bëhet fjalë për një zog me përmasa mesatare (me gjatë rreth 16 centimetra dhe me peshë që varijon nga 16 në 21 gramë), me kokën dhe gushën të zezë (kjo e fundit është më e madhe te meshkujt se te femrat). Pjesa tjetër e kokës është e bardhë, ndërsa trupi është në ngjyrë të verdhë, ose i verdhë në të jeshiltë. Ky lloj harabeli përbën subjekt ideal studimi për shkencëtarët, pasi e kalon gjithë jetën në një habitad të vetëm dhe shtyhet shumë lehtë të përdorë foletë e prodhuara artificialisht nga njeriu.

Gjeni në fjalë quhet Drd4 dhe kodifikon sintezën e një receptori në tru ku vendoset neurotransmetuesi i njohur si dopaminë. Zogjtë që zotërojnë një varian specifik të këtij gjeni, tregojnë një prirje më të spikatur për të eksploruar ambientin, se sa individët me variante të tjerë të këtij gjeni (artikull i publikuar më 2 maj të këtij viti në "Proceedings of the Royal Society" të Londrës). Provat se ekzistenca e variacioneve (polimorfizmave) të gjeneve që kanë të bëjnë me neurotransmetitorët lidhet me ndryshimet e personaliteteve te qeniet njerëzore ishin zbuluar prej kohësh. Në mënyrë të veçantë, kërkimet e kryera gjatë viteve të fundit flasin për një lidhje mes gjenit Drd4 dhe tiparit njerëzor "kureshtje" (prirja për të kërkuar eksperienca të reja).

Dhe me të vërtetë, vendimi për të studiuar në nivel molekular gjenin Drd4 te ky lloj harabeli rezultoi mjaft frytdhënës. Në strukturën e gjenit Drd4 të këtyre zogjve u zbuluan plot 73 polimorfizma, mes të cilave 66 janë "Single Nucleotide Polymorphisms" (ku ndryshon vetëm një nukleotid në dy variantet e gjenit).

Eksperimentet u kryen në dy vija zogjsh, të cilat u përcaktuan përmes kryqëzimeve të posaçme në bazë të nivelit përkatës të kuriozitetit (një vijë për zogjtë me kuriozitet të lartë dhe një tjetër për ata me kuriozitet të ulët). Në një test për të vërejtur mënyrën e sjelljes, studiuesit matën kohën që shpenzuan zogjtë për të eksploruar katër pemë artificiale pas lëshimit të tyre nga kafazet. Disa nga zogjtë menjëherë dolën jashtë për të vëzhguar ambientin e ri. Ndërsa të tjerët treguan shenja indiference. Në një test të dytë u mat interesi i zogjve kundrejt dy objekteve të panjohura, të vendosur në kafazet e tyre (një prej këtyre objekteve ishte "Pantera e Kuqe").

Rezultatet e arritura me individët e seleksionuar përmes kryqëzimeve u krahasuan me ato të këtyre zogjve që jetonin në gjendje të lirë. "Tipari dominues i personalitetit mund të shfaqet si shumë i rëndësishëm në përcaktimin e mënyrës se si individët u përgjigjen ndryshimeve të parashikuara dhe të paparashikuara në ambientin përkatës, si edhe sa do të arrijnë të përshtaten me të", shpjegon Bart Kempenaers i institutit "Max Planck". "Në rast se duam të thellohemi në rëndësinë ekologjike dhe evolutive të gjallesave që jetojnë në gjendje të lirë, do të na vijë shumë në ndihmë njohja e mekanizmave gjenetike në nivel molekular, duke qenë se janë pikërisht ato që përcaktojnë personalitetin e individëve".

Po njeriu? Studimet e personalitetit te shpendët e te kafshët mbase fshehin strategjinë e duhur për të kuptuar çfarë kemi të përbashkët me ta dhe çfarë i përket ekskluzivisht njeriut.
                          Shkenctaret po perpiqen te  parashikojne synimet...
Në një laborator gjerman, vullnetarët shtrihen në një skaner MRI dhe kryejnë veprime të thjeshta mendore, siç mund të jenë mbledhja apo zbritja e dy numrave, apo zgjedhje e cilit prej butonave që u vihen përpara do të shtypin. Nuk janë në dijeni të faktit që disa shkencëtarë në dhomën tjetër po përpiqen të lexojnë brenda mendjeve të tyre, falë skanerëve të trurit, për të mësuar synimet e tyre, përpara se këto të kthehen në veprime. Në të shkuarën shkencëtarët ia kishin dalë me sukses të veçonin vendimet që merreshin mbi kryerjen e veprimeve fizike, përpara se këto të ndërmerreshin. Por tani, shkencëtarët në qendrën "Bernstein" të neuroshkencës dhe përllogaritjeve thonë se për herë të parë kanë arritur të identifikojnë ekzaktësisht vendimet e njerëzve mbi veprimin që do të kryejnë më vonë.

Ndërsa është ende në fazën fillestare, teknika mund të gjejë një funksionim mjaft të gjerë, duke nisur që nga hetimet mbi kriminelët, deri te mësimi i qëllimeve të udhëtarëve përpara se të hipin nëpër avionë. Madje, kanë ardhur edhe alarmet e para nga ana e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat druhen se një arritje e tillë teknologjike një ditë mund të përdoret nga autoritetet për të abuzuar mbi tregjet apo mbi të punësuarit.

Tanja Steinbach, një studente 21-vjeçare nga Lajpcigu, e cila mori pjesë në eksperiment, thotë se ishte disi i frikshëm, por, nga ana tjetër, jo shqetësues lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut. "Është paksa shqetësuese", tha studentja. "Por që kur di me siguri se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm falë disa pajisjeve të caktuara, nuk kam asnjë lloj druajtje se dikush në rrugë mund të lexojë brenda mendjes sime".

Shkencëtarët i përdorin prej kohësh pajisjet MRI për të identifikuar veçori të ndryshme të aktivitetit të trurit, ndërkohë që studiues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prodhuar së fundmi skanerë truri, që arrijnë të vënë re me sukses kur një individ gënjen.

Ndërkohë që ekspertë të tjerë të kësaj fushe janë të mendimit se puna e skuadrës së drejtuar nga John-Dylan Haynes në qendrën "Bernstein" të neuroshkencës dhe përllogaritjeve është e përmasave të jashtëzakonshme. "Fakti që kemi mundësi të përcaktojmë qëllimin që një njeri ka në mendje e shtyn cakun e kuptimit të individit në një dimension krejt të ri", tha doktor Paul Wolpe, profesor psikiatrie në Universitetin e Pensilvanisë, i cili nuk kishte lidhje me studimin në fjalë. Kërkimet, të cilat nisën në qershor të vitit 2005, nuk janë kryer me ritmin e duhur; deri tani vetëm 21 njerëz kanë pranuar të testohen. E megjithatë, studimi i kryer në Lajpcig, 150 kilometra larg nga Berlini, ka ndjellë interes të fortë në gjithë komunitetin shkencor botëror. "Eksperimenti i Haynes është themelor për të ardhmen e studimeve mbi parashikimin e sjelljes së njerëzve", tha lidhur me të dr. Todd Braver, profesor psikologjie në Universitetin Uashington. "Kufijtë që ne mendonim se ekzistonin në leximin e mendjes njerëzore, po bëhen gjithnjë e më të padukshëm".

Në njërin nga eksperimentet, pjesëmarrësve u tha të vendosnin të mblidhnin apo të zbrisnin dy numra vetëm pak sekonda se këta të shfaqeshin në një monitor të vendosur posaçërisht për këtë qëllim. Ndërsa ndodhte kjo, një kompjuter regjistronte imazhet e valëve të trurit të subjektit, në rastin e parë me mbledhjen e numrave dhe në të dytin me zbritjen.

Skuadra e dr. John-Dylan Haynes i filloi kërkimet duke u përpjekur të identifikonte se në cilën pjesë të trurit magazinoheshin synimet. Zbuluan se ndodhej në pjesën parafrontale të kurorës, duke skanuar trurin në kërkim të zonave që aktivizoheshin, kur subjekteve u kërkohej të zgjidhnin. Më pas, nisën të studionin se cilat konfiguracione krijoheshin në praninë e synimeve të ndryshme. "Në rast se dihen cilat janë llojet e mendimeve që kërkohen, teorikisht mund të parashikohet në mënyrë më të detajuar çfarë do të bëjnë njerëzit në të ardhmen", tha doktor Haynes.

Për momentin, të lexosh brenda mendjeve të njerëzve mbetet ende një proces në hapat e para dhe janë shumë të pakta shanset që shkencëtarët të arrijnë ta bëjnë këtë me saktësi. Studimi i skuadrës së Haynes fokusohet te njerëz të cilët vihen vetëm përpara dy alternativash, aspak në numrin e pafund të qëllimeve që kemi në një ditë nga më të zakonshmet të jetës sonë. Dhe megjithëse në hapat e para, eksperimenti ia ka dalë me sukses të ngacmojë fanatikët e problemeve të etikës, sidomos duke qenë se ka arritur të kalojë nga identifikimi i zonave të trurit që përcaktojnë synimet, te vetë përmbajtja e mendimeve.

"Këto teknologji, për herë të parë, na japin mundësinë të shkojmë drejt e te burimi për të parë çfarë po ndien apo po mendon një subjekt. E rëndësishme është se kjo bëhet pa u dhënë asnjë mundësi subjekteve të na ndalojnë ta bëjmë këtë", tha doktor Hank Greely, drejtori i Qendrës për Ligjin dhe Bioshkencat në Universitetin Stanford. "Koncepti i mbajtjes së mendimeve vetjake ekskluzivisht për vete mund të transformohet rrënjësisht në të ardhmen".

Mbrojtësit e të drejtave të individit janë të shqetësuar se leximi i mendjeve përmes këtyre pajisjeve të teknologjisë së fundit mund të adoptohet nga qeveritë, në mënyrë që të parashikohet kryerja e krimeve të mundshme, një skenar i shfaqur në filmin e vitit 2002, "Minority Report". Tashmë, prej disa kohësh në Britani po krijohet një regjistër mbarëkombëtar i ADN-ve, që do t‘u japë mundësinë autoriteteve të përcaktojnë njerëzit me prirje gjenetike ndaj dhunës. Gjithashtu, qeverisë i pëlqen së tepërmi edhe ideja e izolimit të njerëzve me çrregullime të atilla personaliteti, të cilat një ditë mund të shndërrohen në sjellje kriminale.

"Duhet të fillojmë të mendojmë që tani sa larg duhen lejuar të shkojnë teknologji të tilla", tha Wolpe. E megjithatë, profesor Haynes është i bindur se studimi i tij do të jetë pozitiv. Sipas tij, zbulimi mund të aplikohet, për shembull, te pajisjet që i përgjigjen trurit të të paralizuarve për të kryer veprime të caktuara, siç mund të jetë ndërrimi i kanaleve të televizorit, navigimi në internet, apo aktivizimi i robotëve të vegjël. Por, tani për tani këto aplikime janë ende vite larg.


1 σχόλιο:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    ΑπάντησηΔιαγραφή